Lidhje

Sek. Klinton paralajmëron NATO-n kundër një tërheqje të nxituar nga Afganistani


Sek. Klinton paralajmëron NATO-n kundër një tërheqje të nxituar nga Afganistani
Sek. Klinton paralajmëron NATO-n kundër një tërheqje të nxituar nga Afganistani

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton paralajmëron aleatët e NATO-s kundër një tërheqje të nxituar nga Afganistani.

Sekretarja Klinton tha në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Berlin se aleanca duhet të sigurojë që sakrificat e bëra në Afganistan të mos ndikohen nga motive politike dhe nga mendimi afatshkurtër.

Komentet e sekretares Klinton vijnë ndërkohë që Shtetet e Bashkuara përgatiten të tërheqin nga Afganistani disa prej 100.000 trupave të veta, duke filluar në korrik. Presidenti afgan Hamid Karzai ka bërë të ditur tashmë shtatë zona ku forcat afgane do të marrin përgjegjësinë e sigurisë nga forcat e NATO-s.

Sekretarja Klinton tha se NATO-ja duhet të theksojë se aleanca është në procesin e kalimit të përgjegjësive dhe jo të tërheqjejes nga Afganistani.

Ajo tha se talibanët dhe frupe të tjera militante do të shfrytëzojnë çdo mundësi për të pretenduar fitoren dhe paralajmëroi për një pranverë luftimesh të ashpra me kryengritësit, të cilët përpiqen të rimarrin kontrollin në zonat ku forcat afgane do të marrin përgjegjësitë e sigurimit.

Sot talebanët kryen sulme vetëvrasëse me bomba ndaj një qendre për stërvitjen e policëve në Afganistanin lindor, duke vrarë tre policë.

XS
SM
MD
LG