Lidhje

Rrëzohet avioni me 28 udhëtarë në lindjen e largët ruse


Agjencia ruse e aviacionit tha se u gjetën mbetjet e një avioni me 28 udhëtarë në rajonin Kamchatka, pasi që në mëngjesin e martës u raportua zhdukja e tij.

Avioni Antonov An-26 me 22 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, që fluturonte nga qyteti Petropavlovsk-Kamchatsky për në qytetin Palana, humbi komunikimin dhe u zhduk nga radari.

Avioni ishte afër uljes kur humbi kontaktin rreth 10 kilometra larg aeroportit të Palanas ndërsa agjencia e aviacionit tha se mbetjet u gjetën rreth 5 kilometra larg aeroportit.

Agjencitë ruse të lajmeve thanë se nuk ka të mbijetuar.

Avioni i takonte një kompanie të quajtur Kamchatka Aviation Enterprise. Avioni ishte në funksion që nga viti 1982, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass. Drejtori i kompanisë, Alexei Khabarov, i tha agjencisë së lajmeve Interfax se aeroplani ishte në gjendje të mirë teknike.

Në vitin 2012, një avion Antonov An-28 që i përkiste kompanisë së Aviacionit, Kamchatka, u përplas në një mal ndërsa fluturonte nga Petropavlovsk-Kamchatsky drejt Palanas. Gjithsej 14 persona ishin në bord dhe 10 prej tyre humbën jetën. Të dy pilotët, që humbën jetën po ashtu, u gjet se kishin alkool në gjak, raportoi atëbotë agjencia e lajmeve Tass.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG