Lidhje

Rusia përballet me një valë të re koronavirusi


Në një spital në Kommunarka, në të dalë të Moskës
Në një spital në Kommunarka, në të dalë të Moskës

Autoritetet ruse thonë se vendi po përballet me një rritje të infektimeve të reja nga koronavirusi. Siç njofton nga Moska korrespondenti i Zërit të Amerikës, Charles Maynes, kjo ka nxitur një përpjekje të ripërtërirë për të bindur publikun skeptik se koha për t’u vaksinuar është tani.

Rusia përballet me një valë të re koronavirusi
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:35 0:00

Pasi pretendoi një herë fitoren ndaj koronavirusit, Rusia tani po përballet sërish me vështirësi.

Një krizë në rritje e nxitur nga lloji i ri Delta i virusit… dhe ngurrim nga rusët për t’u vaksinuar.

Vetëm 12% e popullsisë së Rusisë janë vaksinuar deri më tani… thonë ekspertët, pavarësisht se qeveria njoftoi me shumë bujë në fillim të vitit vaksinën e saj Sputnik V.

"Në Rusi kemi një vaksinë funksionale. Kështu që fakti që njerëzit nuk po e marrin atë në masë është një lloj keqkuptimi i madh... dhe shpresoj vërtet që kjo të ndryshojë", thotë Georgii Bazykin, nga Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë “Skolkovo”.

Rastet e infektimit janë trefishuar në javët e fundit… me Moskën që është goditur më rëndë.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergej Sobyanin thotë se varianti Delta tani përbën gati 90% të të gjitha rasteve të reja të koronavirusit. Dhe bashkë me të .... një rekord i ri të vdekurish që ka të ngjarë të rritet, thonë ekspertët.

"Padyshim që më shumë njerëz do të vdesin nëse nuk vaksinohen përpara se ta mundim këtë sëmundje", thotë zoti Bazykin.

Ky realitet i zymtë i ka detyruar autoritetet të rivendosin kufizime duke i dhënë fund muajve pothuajse normalë.

Kafenetë dhe restorantet janë të hapura vetëm për të vaksinuarit, ose ata që mund të provojnë se janë të shëndetshëm… me një kod dixhital QR të dhënë nga qeveria.

Subjektet shtetërore dhe bizneset e sektorit të shërbimeve duhet gjithashtu të sigurohen që të paktën 60% e stafit të vaksinohen brenda një muaji ... duke i detyruar disa të zgjedhin mes punës së tyre dhe shiringës.

"Ashtu si shumica e njerëzve, jam këtu sepse punëdhënësi im tha se duhej të vaksinohesha", thotë Masha, banore e Moskës.

Në një qendër vaksinimi masiv në Moskë
Në një qendër vaksinimi masiv në Moskë

Gjysmë viti pas mbërritjes së vaksinës, kërkesa për Sputnik V është më në fund e dukshme, thonë punonjësit e shëndetësisë.

"Ne kemi punuar këtu prej kohësh, që nga 19 janari... Por gjatë javës së kaluar kemi parë të trefishohen ata që dëshirojnë të vaksinohen”, thotë Natalia Kuzenkova, kryemjekja e Spitalit 68 të qytetit.

Presidenti Vladimir Putin i është bashkuar fushatës duke i dhënë kështu fund spekulimeve prej muajsh, duke njoftuar se edhe ai u vaksinua me vaksinën ruse Sputnik V, larg syve të publikut.

Por, anketimet tregojnë rezistencë të gjerë ndaj vaksinimit që vazhdon.

Dhe Kremlini ka braktisur në heshtje objektivin e tij për të vaksinuar 60% të popullsisë deri në vjeshtë.

Ndërkohë, autoritetet kanë lejuar që disa aktivitete të profilit të lartë të zhvillohen pavarësisht rritjes së infeksioneve.

Është një mesazh i përzier që disa frikësohen se po dëmton reagimin e qeverisë ndaj koronavirusit dhe përpjekjet legjitime për të frenuar përhapjen e infeksioneve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG