Zëvendës presidenti amerikan Joe Biden gjatë një takimi të mërkurën me presidentin rumun Traian Basescu në Bukuresht, shprehu mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për vendin anëtar të NATO-s. Zoti Biden theksoi përparimet që ka bërë Rumania që nga kalimi në demokraci në vitin 1989. Zoti Biden i bëri thirrje shoqërisë civile që të vazhdojë të ndërmarrë hapa përpara duke këmbëngulur se askush nuk është mbi ligjin. Ai tha se lufta kundër korrupsionit është më shumë se sa qeverisja e mirë, është një mekanizëm “vetë-mbrojtës”, siç u shpreh ai.
Sistemi i drejtësisë në Rumani, i ndodhur nën trysninë e Bashkimit Evropian për të shtuar luftën kundër korrupsionit, ka bërë përparime të dukshme qëkur vendi ju bashkua bllokut në vitin 2007. Numri i të dënuarve për korrupsion në rangje të larta është shtuar nga 155 në vitin 2006, në më shumë se një mijë të dënuar në vitin 2013, sipas të dhënave zyrtare nga zyra e prokurorit kundër korrupsionit.
Mes të dënuarve ka disa ministra, policë, gjykatës e madje edhe ish kryeministri social-demokrat Adrian Nastase. Por përparimet janë vënë në rrezik. Në dhjetor, Uashingtoni dhe Brukseli shprehën shqetësim për përpjekjet e koalicionit në pushtet për të goditur pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Dhjetorin e kaluar, parlamenti i Rumanisë votoi për t’i përjashtuar ligjvënësit nga akuzat për korrupsion dhe u përpoq të miratonte një ligj që do t’u jepte pafajësinë një numri politikanësh të dënuar për marrje ryshfetesh. I përballur me kritika të rrepta, kryeministri Victor Ponta vendosi të tërheqë projekt-legjin.