Lidhje

Rumani, Bullgari, kundërshtojnë dëbimin e romëve nga Franca


Presidentët e Rumanisë dhe Bullgarisë kanë thënë se do të veprojnë së bashku ndaj Francës për largimin e detyruar të qindra romëve nga vendet e tyre.

Presidenti bullgar Georgi Purvanov dhe homologu rumun Trian Basescu folën sot në një konferencë të përbashkët për shtyp në Sofje.

Komente e tyre vijnë mbasi Franca, me urdhër të Presidentit Nikola Sarkozy, vazhdon politikën e grumbullimit dhe largimit të detyruar të romëve në Bukuresht dhe Sofje. Zoti Sarkozi i ka përshkruar dëbimet si pjesë e luftës ndaj krimit.

Sot, zoti Purvanov dhe zoti Basescu kundërshtuan fuqishëm dëbimet, duke thënë se është gabim që të penalizohet një grupim i tërë i një popullate bazuar në etninë e tyre.

Zoti Basesku tha dje se ai personalisht i ka kërkuar presidentit francez që të ndalojë dëbimet. Ai tha se zoti Sarkozi ka rënë dakort për të biseduar gjatë javëve të ardhshme.

XS
SM
MD
LG