Lidhje

Rubla ruse në rënie pas fjalimit të Presidentit amerikan Joe Biden


Këmbësorët kalojnë përpara një pike shkëmbimi valutor në Moskë
Këmbësorët kalojnë përpara një pike shkëmbimi valutor në Moskë

MOSKË - Rubla ruse ra në vlerën 74 kundrejt dollarit. Gjithashtu ranë edhe bonot e thesarit pasi Presidenti amerikan Joe Biden tha se homologu i tij rus Vladimit Putin do të "paguajë çmimin" e përpjekjeve për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2020-tës. Tregu rus po ndikohet prej muajsh nga rreziku i sanksioneve të reja ndaj Moskës, dhe komentet e fundit i forcuan shqetësimet për ndëshkime të reja.

Rubla ra me 1.4%, në vlerën 73.90 në këmbim të një dollari amerikan, ndërsa pak më parë kishte arritur vlerën 74, në dallim nga 72.53 që arriti të martën, pika më e fortë kjo për gati shtatë muajt e fundit.

Përkundër Euros, rubla u dobësua me 1.4%, në vlerën 87.97, duke iu larguar kështu vlerës së mëparshme prej 86.5150, më e forta që nga muaji gusht.

Shitja e rublës u intensifikua pasi Presidenti Biden u citua nga kanali ABC News të ketë thënë se Putini do të vuajë pasojat për drejtimin e përpjekjeve për t'i dhënë fitoren në zgjedhjet amerikane ish-Presidentit Donald Trump.

Ndikimi gjeopolitik tek rubla mbetet domethënës. Kursi i rublës ishte rreth 61 për një dollar në fillimin e vitit 2020, kur çmimet e karburantit ishin për herë të fundit pranë çmimit të tanishëm, 68 dollarë për fuçi.

"Do të ketë më shumë sanksione; kjo është e qartë. Pyetja është sa të ashpra?", tha Peter Kisler i kompanisë North Asset Management.

Zoti Kisler tha se Uashingtoni mund të vendosë sanksione kundër blerjes së bonove të thesarit OFZ në rubla nga bankat amerikane, drejtpërdrejt nga ministria ruse e financave.

"Do të ishte e mjaftueshme për një rënie të mirë të rublës", tha zoti Kisler, duke parashikuar se banka qendrore ruse do të ndërhynte për të stabilizuar monedhën nëse do të ishte e nevojshme.

Ministri rus i Financave Anton Siluanov tha se do të ishte për të ardhur keq nëse të huajt ndalonin së bleri borxhin e Rusisë, por Moska do të gjente mënyra për të financuar kostot e saj.

Fitimet në bonot 10-vjeçare OFZ të Rusisë, të cilat zhvendosen në të kundërtën e çmimeve të tyre, u rritën në 6.9%, niveli më i lartë që nga prilli 2020, me pritshmërinë tashmë se banka qendrore së shpejti do të fillojë rritjen e normave të interesit.

Një anketim i agjensisë së lajmeve Reuters këtë javë tregoi se banka qendrore pritej ta mbante normën bazë në 4.25% të premten. Por disa analistë, përfshirë huadhënësin më të madh rus Sberbank, tani presin një rritje të normës këtë javë.

Indekset e aksioneve ruse gjithashtu vazhduan të pësojnë humbje pas komenteve të Presidentit Biden.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG