Në Kosovë, kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi, që tashmë është larguar nga Partia Demokratike, tha se do të jap dorëheqje nga ky post nëse kjo i kërkohet nga ish partia e tij. Por, kjo e fundit thotë se nuk e synon një gjë të tillë dhe aktualisht është e angazhuar për procese të tjera siç është ai për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme. Tashmë ka një pajtim në shkallë të gjerë që zgjedhjet do të mbahen para kohe, por ende nuk ka një pajtim për kohën e saktë dhe rrugën që do të çonte vendin në zgjedhje.