Lidhje

Rrjet celular në Hënë?


FILE PHOTO: The logo and ticker for Nokia are displayed on a screen on the floor of the NYSE in New York
FILE PHOTO: The logo and ticker for Nokia are displayed on a screen on the floor of the NYSE in New York

Kompania finlandeze Nokia është përzgjedhur nga NASA për të ndërtuar rrjetin e parë celular në Hënë, njoftoi kompania të hënën.

Rrjeti hënor do të jetë pjesë e përpjekjeve të agjencisë amerikane të hapësirës për të kthyer njerëzit në Hënë në vitin 2024 dhe për të ndërtuar atje vendbanime afatgjata mbi bazën e programit të saj Artemis.

Nokia tha se sistemi i parë i komunikimit pa tel me diapazon të gjerë në hapësirë do të ndërtohej në sipërfaqen hënore në fund të vitit 2022, përpara se njerëzit të kthehen atje.

Kompania finlandeze do të jetë partnere me firmën private Intuitive Machines me qendër në Teksas për të dërguar në Hënë pajisjet e rrjetit celular me zbarkuesin e tyre hënor.

Pas dërgimit të pajisjeve, rrjeti do të konfigurojë vetveten dhe do të vendosë sistemin e parë të komunikimit LTE (Long-Term Evolution – Evolucioni Afatgjatë) në Hënë, tha Nokia.

"Rrjeti do të bëjë të mundur komunikimin për aplikacione të ndryshme të transmetimit të të dhënave, duke përfshirë funksione të komandës dhe kontrollit, kontrollin në distancë të largët të automjeteve hënore, navigimin në kohë reale dhe transmetimin e videove me definicion të lartë," tha Nokia.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG