Lidhje

E ardhmja e FSK, intervistë me gjeneral lejtnant Rrahman Ramën


Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral lejtnant Rrahman Rama, ndodhet në Uashigton për një takim me shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare Amerikane, gjeneralin Joseph L. Lengyel. Në Gardën Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, bëjnë pjesë forcat rezerviste të ushtrisë.

Vizita e zotit Rama vjen në një kohë, kur në Kosovë është rikthyer çështja e shdërrimit së Forcës së Sigurisë në ushtri. Pak ditë më parë, kryeministri Haradinaj tha se vendi nuk do të presë pa kufi, por do të veprojë drejt krijimit të ushtrisë së Kosovës, edhe pa ndryshime kushtetuese. Në qeveri është dorëzuar projekligji për ndryshimin e misionit të kësaj force.

Kjo nuk është hera e parë që depozitohet një projekt-ligj i tillë. Miratimi i tij kërkon votën e pakicës serbe, që deri tani e kundërshton projekt-ligjin. Partnerët strategjikë të Kosovës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evroprian, i kanë bërë thirrje Kosovës, që formimi i ushtrisë të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese. Në studion e "Ditarit" ishte i ftuar për një bisedë komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral lejtnanti Rrahman Rama.

Intervistë me gjeneral lejtnant Rrahman Ramën
please wait

No media source currently available

0:00 0:07:15 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG