Një vëzhgues i hershëm i zgjedhjeve në Shqipëri dhe njohës i mirë zhvillimeve politike atje thotë se ende ekziston mundësia për zgjedhje të rregullta në Shqipëri në qershor, por shton se duhet vepruar me shpejtësi për ta realizuar një gjë të tillë. Këshilltari i lartë politik i Komisionit amerikan të Helsinkit Robert Hand, shprehu në një intervistë për Zërin e Amerikës keqardhjen për ato që i quajti lojra politike, përfshirë situatën e krijuar me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Zoti Hand, thotë se nëse arrihet një marrëveshje për KQZ-në duhet të jetë afatgjatë dhe në mbështetje të ligjit. Zoti Hand tha se komuniteti ndërkombëtar nuk është i kënaqur me mënyrën e të bërit politikë në Shqipëri, që sipas tij e pengon realizimin e potencialit të plotë të vendit.
Zëri i Amerikës: Zoti Hand, komuniteti ndërkombëtar, përfshirë përfaqësues të qeverisë dhe Kongresit amerikan që folën në seancën e fundit për Shqipërinë, kanë thënë se zgjedhjet e qershorit janë të një rëndësie vendimtare për të ardhmen e vendit dhe integrimin evropian. Sipas jush çfarë varet nga këto zgjedhje?
Robert Hand: Mendoj se gjithnjë e më shumë ka një humbje durimi me Shqipërinë. Ne duam që Shqipëria të jetë e suksesshme, ne e dimë që e ka mundësinë që të jetë e suksesshme. Ka pasur një farë përparimi në mbajtjen e zgjedhjeve të viteve të fundit, por përparimi nuk ka qenë i mjaftueshëm, prandaj edhe e quajtëm seancën “Ritmi i përparimit”. Pra nuk mund të mohohet që ka pasur përparim, por nuk ka qenë aq i shpejtë sa ç’duhet.
Mendoj se nuk vihet në diskutim që Shqipëria duhet të ishte në gjendje deri tani të mbante zgjedhje që të jenë pa mëdyshje “të lira dhe të drejta”, që gjithkush të kishte krijuar besim tek institucionet dhe si rrjedhojë tek rezultatet e zgjedhjeve.
Për fat të keq kemi filluar që tani të shohim për zgjedhjet e ardhshme se po bëhen shumë lojra dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një prej tyre dhe kjo po shkakton humbje besimi dhe mendoj se kjo është për të ardhur keq.
Nëse zgjedhjet e kësaj radhe në Shqipëri nuk marrin notë të mirë, pa diskutim që do të ketë pasoja për shpejtësinë e integrimit në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi, edhe në rrethana ideale do kohë që të bëhet, kështuqë nuk mund të përballohen vonesa të mëtejshme. Prandaj zgjedhjet duhet të jenë të rregullta. Ende ekziston mundësia, por mendoj se duhet të veprojnë me shpejtësi për ta realizuar një gjë të tillë. Përsa i takon Shteteve të Bashkuara, Shqipëria është aleate e NATO-s dhe ne jemi të kënaqur për këtë, ne jemi miq të mirë të Shqipërisë, por ne gjithashtu konstatojmë që Shqipëria nuk po e realizon potencialin e saj të plotë si partnere dhe aleate, përsa kohë që ka paqendrueshmëri politike, përsa kohë që ka korrupsion. Ne duam ta shohim Shqipërinë jo vetëm si vend mik, por edhe si një vend të konsoliduar mik që ndjek rrugën e duhur edhe në zhvillimet e brendshme, që të arrijë maksimumin e ndikimit të saj si aleate dhe partnere.
Zëri i Amerikës: Ju përmendët Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ju gjithashtu flisni për lojra politike. Sipas jush çfarë forme duhet të ketë zgjidhja e këtij problemi?
Robert Hand: Është pak e vështirë për mua ta parashikoj një gjë të tillë sepse janë bërë lojra me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke shkarkuar zotin Muho. Tre anëtarë të tjerë dhanë dorëheqjen. Sigurisht që ata (forcat politike) duhet të ulen së bashku të diskutojnë sesi ta plotësojnë KQZ-në, por nuk duhet të jetë thjesht një vazhdim i lojës politike ku një shtrëngim duarsh mes dy partive politike, del mbi ligjin. Mendoj se shumë njerëz mendojnë se nëse do të ishte respektuar ligji, ky veprim nuk duhet të kishte ndodhur. Prandaj mendoj se duhet të ketë një riangazhim ndaj kodit zgjedhor, ndaj ligjeve, dhe një ide të qartë për ecurinë e mëtejshme. Pikëpamja ime për KQZ-në është se këta njerëz (anëtarët) zgjidhen nga partitë politike, por pasi janë miratuar, duhet të pritet prej tyre që të sillen me profesionalizëm, jo në mënyrë politike. Do të duhet një marrëveshje politike për ta rikthyer këtë formulë, por do të duhet gjithashtu një rikonfirmim i qartë që do ta respektojnë kodin, do të respektojnë ligjet dhe jo thjesht të bien në ujdi për atë që duan apo nuk duan të bëjnë.
Zëri i Amerikës: Cilat do të ishin pasojat e një ujdie politike, në vend që të gjendet një zgjidhje afatgjatë për këtë problem?
Robert Hand: Do të thotë që një situatë e tillë mund të përsëritet. Do të thotë që kurdo që i intereson dikujt, mund të luajë me KQZ-në. Mendoj se për këto zgjedhje, por edhe për zgjedhje të ardhshme, integriteti i KQZ-së dhe gjithë organizmave të tjera zgjedhore duhet të respektohet, në mënyrë që njerëzit të kenë besim tek to. Prandaj nuk duhet të jetë një zgjidhje e momentit që lejon ecurinë e këtyre zgjedhjeve. Duhet të ketë një rikonfirmim i respektimit të kodit, të ligjeve dhe që këto institucione që duhet të rregullojnë në mënyrë të paanshme procesin e zgjedhjeve, të bëjnë të mundur që njerëzit të hedhin votën, të numërojnë votat siç duhet. Që gjithkush të besojë dhe rrjedhimisht të respektojë rezultatet, ka nevojë për instucione që gëzojnë besim dhe duhet bërë më shumë për krijuar besim tek këto institucione.
Zëri i Amerikës: Nga reagimet ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara, duket se kritikat për ndryshimin e anëtarit të LSI-së kanë qenë më të forta sesa reagimi ndaj dorëheqjes së tre anëtarëve të opozitës që pasoi. A është kjo një miratim i heshtur i veprimit të anëtarëve të opozitës, si reagim ndaj ndryshimit të parë?
Robert Hand: Nuk besoj se është pranim, ose miratim i dorëheqjeve, por është e qartë se nëse dikush do të japë dorëheqjen, është i lirë ta bëjë një gjë të tillë. Nuk është jashtë parashikimit të ligjit. Mendoj se pyetja që shtrohet është nëse heqja e zotit Muho ishte legjitime apo, nëse u bë ligjërisht apo jo dhe shumë mendojnë se nuk u bë ligjërisht, se parlamenti nuk duhej të vepronte siç veproi. Nuk më duket se kjo do të thotë që kritikët mbështesim vendimin e dorëheqjeve, por duket se ata po përqendrohen tek mënyra sesi duhet të funksionojë KQZ-ja dhe se efektivisht përpjekja për shkarkimin e përfaqësuesit të LSI-së e vuri në pikëpyetje integritetin e KQZ-së dhe kjo është çështja kryesore.
Zëri i Amerikës: Në zgjedhjet e kaluara, polarizimi, mungesa e vullnetit politik dhe mosbesimi mes partive kryesore ka hedhur hije dyshimi mbi rezultatin dhe procesin. Cila do të ishte këshilla juaj për të shmagur këtë lloj klime?
Robert Hand: Është e vështirë të thuash se ku i ka rrënjët polarizimi dhe mosbesimi në Shqipëri sot dhe sesi mund të kapërcehet diçka kaq e theksuar. Ndoshta do të thotë, që Shqipërisë i duhet një shoqëri civile më e konsoliduar dhe është e vështirë për shoqërinë civile të hedhë rrënjë në një klimë të tillë të polarizuar politike. Por pa dyshim kjo është e nevojshme dhe qytetarët vetë duhet të angazhohen pak më shumë dhe të thonë “mjaft, kemi këto probleme dhe duam që politikanët të përqendrohen më shumë për zgjidhjen e tyre”. Një mënyrë është shoqëria civile, por disa herë shoqëria civile rekrutohet nga partitë politike dhe kjo është pjesë e problemit. Ndoshta kur të shkojnë në kutitë e votimit, ta hedhin votën për ata që janë më pak të prirur ta vazhdojnë këtë lloj situate. Mendoj se është për të ardhur keq që ndoshta nuk i kanë të gjitha alternativat që duhet të kenë. Nuk kam përgjigje të thjeshta. Është diçka që do të dojë kohë të ndryshojë, por që duhet të kishte ndryshuar para shumë kohësh dhe ajo që ne përpiqemi të bëjmë tek Komisioni i Helsinkit është të inkuarjojmë që ky ndryshim të bëhet më shpejt.
Zëri i Amerikës: Si mund të rikthehet besimi i qytetarëve, kur ndoshta nuk ka pasoja për një politikë të tillë polarizuese?
Robert Hand: Besoj se ka pasur reagim në nivel ndërkombëtar. Siç e thashë, është fakt i pranuar që Shqipëria duhet të ishte shumë më përpara në procesin e integrimit dhe se nëse këto zgjedhje nuk i plotësojnë standardet do të jenë qytetarët që do të vuajnë pasojat sepse Bashkimi Evropian do ta përdorë këtë si arsye që të vonojë marrjen e hapave të mëtejshëm për Shqipërinë. Është e qartë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të mira, sepse është një marrëdhënie mes vendeve, jo thjesht mes qeverive dhe kjo marrëdhënie është e fortë. Por mendoj se qeveria e Shteteve të Bashkuara ka kritikuar me të drejtë zhvillimet në Shqipëri dhe mendoj se qytetarët në Shqipëri duhet ta dinë se komuniteti ndërkombëtar nuk është i kënaqur me politikën në vendin e tyre dhe se ne jemi në krah të qytetarëve të Shqipërisë në përpjekjet për ta ndryshuar gjendjen. Ne duam që ndryshimet të jenë paqësore, në përputhje me ligjin, por që kjo të realizohet duhet të njerëzit të bashkohen dhe të thonë “nuk duam këtë lloj politike, duam një lloj tjetër politike”. Mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë dërguar sinjalet e duhura se ne i mbështesim këto lloj nismash paqërore dhe demokratike si për shembull për një media më të pavarur, shoqërinë civile siç e thashë, grupe aktivistësh që duan të çojnë përpara një çështje të veçantë. Duam që zyrtarët e qeverisë të jenë më të hapur ndaj zgjedhësve të tyre dhe t’u përgjigjen shqetësimeve të tyre.
Zëri i Amerikës: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri, është kritikuar shpesh në raportet e organizatave ndërkombëtare. Nga ana tjetër, kur ka probleme me procesin zgjedhor, në mënyrë të pashmanshme ato shkojnë për zgjidhje tek institucionet e drejtësisë. Si ndikon mungesa e besueshmërisë tek mënyra sesi zhvillohet procesi zgjedhor, gjatë votimeve dhe pasi ato kanë përfunduar?
Robert Hand: Kjo na rikthen tek KQZ-ja, sepse vetëm me katër anëtarë, nuk besoj se do të jetë në gjendje të marrë vendime për ankesat dhe ky duhet të ishte një nga hapat në përpjekje për të zgjidhur sfida ndaj procedurave zgjedhore dhe pastaj do të shkonte tek kolegji elektoral. Do të jetë e vështirë për këto zgjedhje për shkak të zhvillimeve të deritanishme. Mendoj se shumë varet nga fakti nëse ditën e zgjedhjeve, gjërat shkojnë mbarë në mënyrë të mjaftueshme që të mos ketë kontestime. Mendimi im është se nuk duhet të depozitohen ankesa, nëse nuk ka një bazë për ankesën. Nuk duhen bërë ankesa thjesht që të ketë ankesa. Por shpresoj që nëse votimi shkon mbarë, nuk do të ketë shumë ankesa dhe rezultatet do të respektohen. Ndoshta do të ketë disa pikëpyetje nëse gjykatat do të mund t’i gjykojnë siç duhet këto çështje, por në fillim le të shpresojmë që të mos ketë shumë probleme, në mënyrë që të mos ketë shumë ankesa për të shqyrtuar. Ndoshta partitë politike, duke mësuar nga përvoja me KQZ do të mësojnë të sillen më mirë dhe të mos ketë shumë ankesa për të cilat duhet marrë vendim. Me kalimin e kohës duhet bërë punë e mëtejshme me gjykatat për të garantuar më shumë respekt për shtetin ligjor, gjë që do të rriste besimin tek zgjedhjet e ardhshme.
Zëri i Amerikës: Që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, partitë politike dhe udhëheqësit politikë janë kritikuar se kanë ndjekur interesat afatshkurtra politike dhe duket se kjo lloj prirjeje po vihet re edhe në këto zgjedhje. Cila do të ishte këshilla juaj për ta shmangur një mënyrë të menduari mbështetur në cikle zgjedhore – që në fakt ndonjëherë ndodh edhe këtu në SHBA - në favor të një vizioni afatgjatë për të mirën e vendit?
Robert Hand: Po të dija t’i përgjigjesha kësaj pyetje aq saktë sa do të doja, me siguri do merrja çmimin Nobel. Mendoj se një pjesë e përgjigjes mbështetet tek ajo që ju sapo përmendët në pyetjen tuaj. Kjo dukuri ndodh këtu dhe ndodh kudo. Interesi parësor i politikanëve është të marrin pushtetin dhe ta ruajnë atë.
Ajo që është ndryshe këtu dhe në vende të tjera dhe që ende nuk ka ndodhur në Shqipëri, është që dikush të jetë në gjendje të prezantojë një plan afatgjatë, që ta fusë vendin në rrugën e reformave, në rrugën e duhur, por në një mënyrë që të jetë tërheqëse për të ardhmen e afërt.
Për momentin të gjithë përqendrohen tek interesat afatshkurta dhe herë fiton njëra palë dhe herë tjetra. Por nuk është askush që mund të fitojë mbështetje të fortë me një mënyrë të menduari afatgjatë. Ka disa parti më të vogla që janë formuar së fundmi, ose edhe më parë si LSI-ja, por në shumicën e rasteve ato u bashkangjiten partive të mëdha, ose hyjnë në koalicione që u sjellin edhe atyre përfitime afatshkurtra.
Ajo që mendoj se është e nevojshme, janë disa alternativa reale në Shqipëri dhe ndoshta këto alternativa mund të shfaqen edhe nga brenda partive ekzistuese. Në Partinë Demokratike, në Partinë Socialiste, ka njerëz me ide vërtet të mira. Kjo është diçka që e përmendi edhe kongresmeni Aderholt (Robert Aderholt, republikan nga Alabama) në seancë.
Ka njerëz të zgjuar dhe me vullnet të mirë në këto parti që ndoshta duhet të ngjisin rangjet, ndoshta duhet të ketë më shumë demokraci brenda këtyre partive, në mënyrë që njerëz që kanë një vizion të ndryshëm për të ardhmen e vendit, një vizion më afatgjatë, të mund të kenë më shumë ndikim.
Pra ka disa mënyra për ta realizuar këtë synim, nuk do të thotë domosdoshmërisht një parti e re. Por në fund të fundit, qytetarët kanë nevojë për dikë që të hedhë hapin pa pasur garanci, të ketë guxim dhe të thotë: kjo është ideja ime. Shpresa ime është që nëse dikush e ndërmerr këtë hap, qytetarët të përgjigjen dhe të thonë: “Po, këtë duam edhe ne!”. Dhe kjo do ndihmojë për të sjellë ndryshim në Shqipëri. Kështu ndodh edhe këtu herë pas here. Disa njerëz duan të rrinë në pushtet, por pastaj del dikush që ka një vizion të ndryshëm dhe njerëzit reagojnë, duke votuar për të. Kjo duhet të ndodhë edhe në Shqipëri.