Hulumtues në Universitetin e Kalifornisë thonë se ekspozimi ndaj ritmit i ndihmon njerëzit me sëmundje neurologjike të bëjnë një jetë më të mirë. Në eksperimentet e tyre, ata po përdorin ekspertizën e një bateristi të njohur të rrokut.
Shkencëtarët thonë se ritmi është një pjesë e rëndësishme e mënyrës se si funksionon truri tek njeriu dhe kur ritmi ndryshon, ndikon në procesimin e informacionit.
Duke përdorur teknologji të avancuar, studiuesit në Universitetin e Kalifornisë në San Françisko po monitorojnë trurin e Mickey Hart. Bateristi me famë botërore i grupit The Grateful Dead po përpiqet të luajë një lojë kompjuterike duke përdorur bateri elektronike.
Neurologu Adam Gazzaley thotë se eksperimenti është një kombinim i neuroshkencës, lojës dhe botës virtuale:
“Kështu ne po i kombinojmë të treja këto botë duke krijuar imazhet më të sakta në kohë reale të aktivitetit nervor të realizuara ndonjëherë.”
Mickey Hart ka një pajisje të posaçme në kokë dhe ndërsa ai luan instrumentin muzikor, në dhomën tjetër shkencëtarët monitorojnë sesi truri i tij përgjigjet ndaj ritmit, së bashku me lëvizjet e syve, pulsin dhe temperaturën.
Të gjitha këto përkthehen në një hartë të aktivitetit të trurit të tij. Hart thotë se është kurioz të mësojë sesi funksionon kjo që ai e quan “ora e mjeshtërisë”.
“Çfarë është kjo forcë dhe si e përdorim atë? Si mund ta bëjmë botën më të mirë duke përdorur mjetet që na duhen? Ky është një organizëm i rrallë,” thotë zoti Hart.
Shkencëtari Adam Gazzaley thotë se kërkon të shoh nëse modelet ritmike mund të ribashkojnë potencialisht lidhjet e dëmtuara në trurin e pacientit:
“Kështu ideja është se nëse e mësojmë trurin të bëhet një makinë më e mirë ritmike, atëherë truri mund të funksionojë në një nivel më optimal që do të thotë një lidhje me botën përreth jush që do të çonte në një jetë më cilësore.“
Shkencëtarët thonë se synimi i tyre është të përdorin trajnimin ritmik dhe lojërat elektronike për të përmirësuar njohuritë dhe për të patur një ndikim pozitiv në jetët e njerëzve, me apo pa probleme neurologjike.