Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Euroazinë Philp Reeker, u bëri thirrje të premten autoriteteve shqiptare që të hyjnë në dialog për të gjetur një kompromis për të zgjidhur me qetësi çështjen e grevës së urisë së ish të përndjekurve politikë. Në një konferencë për shtyp, zoti Reeker theksoi mbështetjen e fortë amerikane për diakog mes Beogradit dhe Prishtinës, si edhe përshëndeti gjithashtu takimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian me kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë.
Duke folur për grevën e urisë të ish-të përndjekurve politikë zoti Reeker tha se Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën për të demonstruar paqësisht. Ai gjithashtu u bëri thirrje si autoriteteve, ashtu edhe grevistëve, të mos ndërmarrin hapa që do të çonin në dëmtime fizike të vetes së tyre ose të të tjerëve.
“Ne inkurajojmë me forcë komunikim mes qeverisë dhe protestuesve, një dialog për të arritur një kompromis të arsyeshëm që të mund ta zgjidhë çështjen paqësisht”, tha zoti Reeker.
“I nxisim të gjitha palët që të mos ndërmarrin sulme personale dhe politike të cilat kanë treguar se përshkallëzojnë situatën dhe pengojnë mundësinë e dialogut”, shtoi ai.
Duke iu referuar sugjerimit të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, zoti Reeker tha se vlerësimi pozitiv nga Komisioni Evropian lidhur me çështjen e statusit të vendit kandidat, ishte vetëm një hap drejt procesit të anëtarësimit në BE dhe vendi duhet të vazhdojë reformat. Ai shtoi se ka ende shumë punë për të bërë.
“Mendoj se është e rëndësishme që udhëheqësit e të gjithë spektrit politik t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të jenë konstruktivë, që vendi të bëjë hapa pozitivë përpara”.
Duke u ndalur tek zhvillimet në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, zyrtari i lartë amerikan, tha se kjo vazhdon të mbetet një prej sfidave të së ardhmes në Ballkan. Ai përshëndeti takimin e së premtes së shefes për politikës së jashtme të Bashkmimit Evropian Catherine Ashton me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Ivica Daçiç.
“Dialogu është e vetmja zgjidhje, nuk ka alternativë tjetër”, tha zoti Reeker i cili shtoi se Shtetet e Bashkuara janë shumë të angazhuara në procesin e përmirësismit të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.
“Ne mbështesim me forcë vazhdimin e dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe një zgjidhje të mosmarrëveshjeve që do të lejojës si Republikën e Kosovës, edhe atë të Serbisë që të ecin përpara në rrugën e tyre drejt integrimit evropian”.
Zoti Reeker rikonfirmoi angazhimin amerikan për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Kosovës. Ai tha se as Kosova as Serbia nuk duhet ta shohin rrugën e integrimit evropian përmes njëra-tjetrës. Shtetet e Bashkuara, ashtu si edhe Bashkimi Evropian, tha zoti Reeker, po punojnë për të çuar përpara këtë dialog.
Duke folur për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha se këto çështje nuk janë unike vetëm për Maqedoninë, por tha se në krahasim me 10 vjet përpara, gjendja është përmirësuar. Ai tha se gjithmonë do të ketë sfida dhe çështje që duhen zgjidhur, por pajtimi është diçka shumë e rëndësishme.
Një temë që përshkoi konferencën e shtypit ishte nevoja e përpjekjeve për një integrim evropian të gjithë rajonit dhe të lënies pas të konflikteve në favor të së mirës së përbashkët të të gjithë qytetarëve.