Lidhje

Rigjykimi i Ramush Haradinajt, më 17 gusht


Rigjykimi i Ramush Haradinajt, më 17 gusht
Rigjykimi i Ramush Haradinajt, më 17 gusht

Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në ish Jugosllavi ka vendosur që rigjykimi i ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj të fillojë më 17 gusht.

Ky vendim është publikuar sot pas seancës dëgjimore për rigjykimin e pjesshëm të zotit Haradinaj. Në seancë u tha se deri atëherë të gjitha materialet do të jenë të gatshme për fillimin e procesit.

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, partia që drejtohet nga zoti Haradinaj, e cilësuan të pakuptimtë stërzgjatjen e procesit.

Më 21 korrik të vitit të kaluar Gjykata e Hagës urdhëroi rigjykimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij të akuzuar për krime lufte. Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës, anuloi pjesërisht vendimin e Gjykatës të prillit të vitit 2008 e cila e kishte shpallur të pafajshëm zotin Haradinaj. Gjykata ka pranuar ankesën e Prokurorisë e cila ka pohuar se nuk i ishte dhënë kohë e mjaftueshme për t’i shfrytëzuar të gjitha rrugët, në mënyrë që të sigurojë paraqitjen e dëshmitarëve kryesor të rastit.

Vendimi për rigjykim u mor më shumë se dy vjet pas lirimit të zotit Haradinaj si i pafajshëm nga kjo gjykatë. Në rigjykimin e pjesshëm do të trajtohen akuzat për vrasje, trajtim mizor dhe torturim të të burgosurve në shtabin e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Jabllanicë në Kosovën perëndimore.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG