Lidhje

Rifillojnë bisedimet Kosovë-Serbi


Rifillojnë bisedimet Kosovë-Serbi
Rifillojnë bisedimet Kosovë-Serbi

Në Bruksel, sot rifilluan bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërprera pas zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës të banuar më shumicë serbe. Një gamë e gjerë çështjesh janë paraparë të hapen në këtë raund bisedimesh që pritët të vazhdojë edhe nesër, por çështja më e mprehtë është ajo e vendkalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Prishtina angazhohet për menaxhim të përbashkët të kufirit duke e cilësuar këtë si një zgjidhje evropiane mes shtetesh të pavarura, ndërsa Beogradi thotë se do të pranojë ato marrëveshje që nuk nënkuptojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Besim Abazi.

XS
SM
MD
LG