Lidhje

Rexhepi: Bisedimet Prishtinë-Beograd do të fillojnë më 8 mars


Rexhepi: Bisedimet Prishtinë-Beograd do të fillojnë më 8 mars
Rexhepi: Bisedimet Prishtinë-Beograd do të fillojnë më 8 mars

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi thotë se bisedimet me Serbinë do të fillojnë më 8 mars.

Negociatat që do të bëhen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian do të jenë bisedimet e para të drejpërdrejta mes dy palëve që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Kosova ka caktuar zëvendës kryeministren Edita Tahiri për të drejtuar delegacionin e saj, ndërsa Robert Cooper, një këshilltar politik i shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Katherinë Eshton do të jetë ndërmjetës.

Bisedimet pritet të përqendrohen në çështje të tilla si komunikacioni dhe transporti, mes shqetësimeve të tjera.

Pavarësia e Kosovës është njohur nga mbi 70 vende.

Serbia ka thënë se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, por është e përkushtuar për gjetjen e një kompromisi afatgjatë me qeverinë e saj.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG