Lidhje

Raste të tjera misterioze të zhdukjes së avionëve


Avioni i Malaysian Airlines që u zhduk të shtunën e kaluar me 239 persona në bord është një nga incidentet ajrore që kanë intriguar hetuesit gjatë viteve. Le t’u hedhim një vështrim disa prej këtyre incidenteve.

Ndoshta një nga incidentet më të njohura është ai që ka të bëjë me Amelia Earhart, gruaja e parë që fluturoi e vetme mbi Oqeanin Atlantik. Në një përpjekje në vitin 1937 për të fluturuar përreth globit, Earhart humbi kontaktin me ekipin e saj në tokë, kur ishte mbi Oqeanin Paqësor. Asnjëherë nuk u gjet asnjë gjurmë nga avioni i saj.

Një përplasje që ka shkaktuar shqetësim është ajo e avionit TWA që shpërtheu mbi Long Island të Nju Jorkut në vitin 1996. Një hetim zyrtar arriti në përfundimin se një qark i shkurtër në rezervuarin e karburantit shkaktoi rrëzimin nga i cili gjetën vdekjen 230 vetë. Por disa hetues thanë se ka të dhëna se avioni u shkatërrua nga një shpërthim i jashtëm.

Pyetjet kanë mbetur pa përgjigje edhe për avionin e Egypt Air që u rrëzua në oqeanin Atlantik në vitin 1999. Avioni u nis nga Nju Jorku në Kajro me 217 persona në bord. Hetuesit amerikanë kanë ngritur pyetjen nëse fjalët e fundit të njërit prej pilotëve linin të kuptohej se bëhej fjalë për një mision vetëvrasës.

Dhe një raport përfundimtar për rrëzimin e një avioni të Air France në vitin 2009 tregon se kishte paqartësi në kabinën e pilotit, pasi kristale akulli dëmtuan sensorët e avionit dhe autopiloti u çaktivizua. 228 vetë gjetën vdekjen kur avioni ra gjatë një fluturimi nga Rio de Zhaneiro në Paris.
XS
SM
MD
LG