Lidhje

Problemi i pagesave për pengjet


Autoritetet libiane në kryeqytetin Tripoli, po mbajnë një mjek Italian të liruar nga ekstremistët islamikë, ndërsa hetojnë nëse Roma pagoi në këmbim të lirimit të tij, njofton Zëri i Amerikës.

Ministria e Jashtme italiane njoftoi dje se 65 vjecari Ignazio Scaravilli nga Catania e Sicilisë, ishte liruar nga rrëmbyesit pasi ishte mbajtur pesë muaj peng dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Ministria tha se ai ishte liruar para një jave por nuk dha detaje se pse ai nuk ishte kthyer në Itali pasi fitoi lirinë.

Sipas oficerëve të lartë të sigurisë në kryeqytetin libian, Scaravilli u arrestua në Bazën Ajrore Mitiga në Tripoli, që po përdoret tani si aeroport civil ndërsa bëhej gati të merrte një avion të porositur nga qeveria italiane më 3 qershor.

Pagesa në këmbim të lirimit, arsyeja e mundshme e ndalimit të mjekut Italian

Komandantët libianë të sigurisë, që nuk pranuan të identifikohen për këtë artikull sepse nuk kanë autorizim të flasin me median thonë se qeveria e Tripolit vendosi të mos e lejojë Scaravillin të largohej, kur mësuan se rrëmbyesit und të ishin paguar në këmbim të lirimit.

Autoritetet e Tripolit nuk kishin dijeni për negociatat për pagesën dhe nuk kishin miratuar ndonjë pagesë për rrëmbyesit që e kishin kapur mjekun në janar ndërsa ai dilte nga spitali pranë kryeqytetit, thanë burimet e sigurisë.

“Fillimisht ne kishim ndihmuar me negociatat, tha një komandant libian i sigurisë. Por më pas, italianët fillian të përdorin një ndërmjetës për të komunikuar me rrëmbyesit dhe ne nuk u informuam për përparimin e negociatave dhe as dhamë miratimin për pagesën”.

Mohammed Maazab, një anëtar i qeverisë me bazë në Tripoli, një nga dy qeveritë që që prej një viti janë mbërthyer në një luftë për pushtet, konfirmuan se Scaravilli ishte ndaluar duke thënë se “italianët nuk kishin ndjekur procedurat e duhura për uljen në pistën e aeroportit”. Avioni u ul por Scaravilli nuk u lejua të hipte dhe avioni u kthye në Itali pa të.

Italia kishtë nënshkruar një premtim për të mos paguar rrëmbuesit

Një diplomat nga një tjetër vend evropian tha se italianët po përpiqen që ta mbajnë në heshtje këtë situatë.

“Ata nuk duan të tërheqin vëmendjen për faktin që paguan rrëmbyesit që dyshohet se kanë lidhje më Shtetin Islamik”, tha diplomati i vendosur në Tunizin fqinjë.

Dega e të ashtuquajturit Shtet Islamik, me bëzë në Siri dhe Irak është zgjeruar me shpëjtësi në Libi dhe luftëtarët e saj morën nën kontroll muajin e kaluar, qytetin bregdetar të Sirtes.

Italia nënshkroi një dokument ndërkombëtar në vitin 2013 për të mos paguar rrëmbyesit në këmbim të lirimit të pengjeve. Në takimin e nivelit të lartë të G8-ës në Irlandën e Veriut atë vit, udhëheqësit e tetë vendeve më të industrializuara të botës shprehën alarmin për “kërcënimin gjithnjë e më të fragmentizuar të larmishëm nga ana gjeografike që paraqesin grupet terroriste, përfshirë al-Kaidën dhe degët e saj” dhe për “kërcënimin që paraqet rrëmbimi në këmbim të parave”, u shprehën ata në një komunikatë zyrtare.

Ata gjithashtu hodhën poshtë “pa rezerva pagesat ndaj terroristëve në këmbim të lirimit të pengjeve

“Pagesat për terroristët nga Saheli në Bririn e Afrikës kontribuan në thellimin e paqendrueshmërisë në rajon dhe në sulmet masive”, thanë udhëheqësit e G8-ë.

Udhëheqësit e Italisë, Kanadasë dhe Gjermanisë e mbështetën marrëveshjen port ë gjitha këto vende besohet se kanë paguar për të liruar qytetarët e tyre të rrëmbyer, ose kanë dhënë një miratim të heshtur për pagesat e bëra nga bizneset apo shoqatat, thanë diplomatët dhe zyrtarë të industrisë së sigurisë.

Një rezolutë e Kombeve të Bashkuara miratuar pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011 ndalon vendet që të financojnë terrorizmin, përfshirë përmes pagesave për qytetarët e rrëmbyer.

SHBA dhe Britania respektojnë vendimin për të mos paguar rrëmbyesit

“OKB-ja mund të flasë sa të dojë por francezët, italianët dhe polakët si edhe të tjerë, do të paguajnë, tha një konsulent privat amerikan i sigurisë. Të gjithë e dinë që nuk është ide e mirë dhe thonë se nuk e bëjnë por të gjithë përvec amerikanëve dhe britanikëve vazhdojnë të hedhin para nga helikopterët mbi Sahara ose i transportojnë ato në valixhe përmes kufirit turk në Siri”.

Pagesat për rrëmbyesit në vitet e fundit kanë përfshirë 22 milionë dollarë për al-Kaidën në Jemen për lirimin e pengjeve zviceriane, austriake dhe finlandeze. Gazeta franceze Le Monde shkruante në 2013 se Franca i kishte paguar al-Kaidës në Maghreb 34 milionë dollarë në këmbim të lirimit të katër francezëve që ishin mbajtur peng për tre vjet, pasi ishin kapur në një minierë uraniumi në Nigerinë veriore.

Dhe qeveritë italiane dhe franceze dyshohet t’i kenë paguar Shtetit Islamik për lirimin e e qytetarëve të tyre të rrëmbyer në Siri.

Zyrtarë të ministrisë Italiane të mbrojtjes nuk iu përgjigjën kërkesave të Zërit të Amerikës për komente për rastin e Scaravillit.

Mjeku i ndaluar ishte vullnetar në një spital të Tripolit

Dr. Scaravilli, nje mjek ortoped nga qyteti i Padovës në very të Italisë, u bashkua me një grup mjekësh Sicilianë që të punonte si vullnetar në Spitalin Dar Al Wafa, pranë Tripolit. Ai u rrëmbye në fund të një turni, ndërsë dilte nga spitali dhe në fillim u mendua se mund të ishte vrarë.

Presidenti italian, Sergio Mattarella, e përshëndeti lajmin e lirimit të mjekut nga rrëmbyesit, duke falenderuar në një deklaratë “të gjitha autoritetet që mundësuan përfundimin me sukses të misionit”. Ai nuk komentoi se pse Scaravilli nuk ishte lejuar të kthehej në Itali pasi kishte fituar lirinë.

Shtetet e Bashkuara miratuan një politikë për të mos paguar në këmbim të pengjeve gjatë presidencës së Niksonit. E vetmja shkelje u bë më marrëveshjet e Ronald Reaganit për Iran-Contran për kthimin e pengjeve amerikane që mbaheshin në Liban. Britania ndjek një politikë të ashtuquajtur "pa lëshime” që nga vitet 1970 dhe nuk paguan për lirimin e qytetarëve.

Qeveritë italiane dhe franceze ose nuk pranojnë të komentojnë ose mohojnë kur pyeten për raste të vecanta nëse kanë paguar.

Kritikët e politikës së prerë amerikane dhe britanike thonë se nuk i ndalon rrëmbyesit të kapin qytetarët e tyre dhe mund edhe të përcaktojë fatin e tyre.

Ndërsa pengje italiane dhe franceze janë liruar nga Shteti Islamik, tre amerikanë mes së cilëve gazetarët James Foley dhe Steve Sotloff dhe dy punonjës britanikë ndihmash, janë ekzekutuar vitin që kaloi nga ky grup.

XS
SM
MD
LG