Bashkimi Evropian dhe autoritetet në Kosovë e kanë cilësuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Serbi, si një pikë kthese në marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve. Por, në Serbi kanë vazhduar edhe sot reagimet negative ndaj qëndrimit të kryeministrit Rama drejt pavarësisë së Kosovës dhe rëndësisë që ka njohja e saj edhe nga Beogradi. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Leonat Shehu.