Në Shqipëri kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot se vendimi i pritshëm i kolegjit zgjedhor për ankesën e dytë të opozitës mbi procesin zgjedhor në Tiranë do të jetë përcaktues për fatet e vendit. Duke folur rreth mundësisë së angazhimit të komisionit të Venecias zoti Rama tha se është kryeministri që e refuzon atë pasi është e qartë për të gjithë se rregullat e lojës u ndryshuan në fund të saj, tha zoti Rama. Nga ana e tij kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha tha sot se kërcënimet dhe trysnia ndaj kolegjit zgjedhor përbëjnë sipas tij një hap të paprecedent të kërcënimit të drejtësisë.