Lidhje

Radio Televizioni shtetëror serb kërkon ndjesë për propagandën e viteve 1990


Radio Televizioni shtetëror serb kërkon ndjesë për propagandën e viteve 1990
Radio Televizioni shtetëror serb kërkon ndjesë për propagandën e viteve 1990

Radio-Televizioni shtetëror i Serbisë i kërkoi ndjesë audiencës në mbarë ish Jugosllavinë për transmetimin e propagandës dhe fjalimet e urrejtjes gjatë viteve 1990.

Në deklaratën në faqen elektronike të radio-televizionit pranohet se trasmetimi u përdor si vegël për propagandë.

Aty u kërkohet ndjesë qytetarëve të Serbisë dhe vendeve fqinje që ishin objektiva të kërcënimeve, vrasjeve dhe fjalimeve të urrejtjes në kohën që Slobodan Milosheviçi ishte ende në fuqi. Në deklaratën e tij bordi i radio-televizionit thotë se raportimet në vitet 1990 në shumë raste kanë dëmtuar ndjenjat, integritetin moral dhe dinjitetin e qytetarëve të Serbisë.

Në të ardhmen, Radio-Televizioni i Serbisë premton të përcjellë parimet e ligjit, drejtësisë sociale, të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, lirinë dhe angazhimin e vlerave dhe parimeve evropiane. Serbia po kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG