Një raport e ka cilësuar qytetin St.Luis në Mizuri, si qytetin më të rrezikshëm në SHBA.
Studimi i kryer nga CQ Press thotë se St.Luis zëvendësoi Camden, në Nju Xhersi, i cili renditej në krye të listës për qytetet më të këqinj vitin e kaluar gjithashtu dhe në vitin 2003 dhe 2004.
Renditja e përvitshme bazohet në popullsinë e qytetit dhe në të dhënat për vrasjet, dhunimet, plaçkitjet, dhunimet e rënda, vjedhjet, si dhe vjedhjet e makinave të regjistruara nga FBI-ja në vitin 2009.
St.Luis ka 2,070 krime për 100 mijë banorë, krahasuar me nivelin mesatar të vendit, ku numri i krimeve për 100 mijë banorë është 429.
Dy qytete të Miçiganit, Detroit dhe Flint, dhe qyteti i Karolinës së Veriut, Oakland u rendit në 5 të parët.
Për të dytin vit rresht, qyteti më i sigurt është Colonie me 75 mijë banorë, në shtetin e Nju Jorkut.