Lidhje

PS zyrtarizon pjesëmarrjen në zgjedhjet e 8 majit


PS zyrtarizon pjesëmarrjen në zgjedhjet e 8 majit
PS zyrtarizon pjesëmarrjen në zgjedhjet e 8 majit

Partia Socialista forca kryesore e opozitës, dhe disa aleatë të saj paraqitën sot dokumentat për regjistrimin e tyre në zgjedhjet vendore të 8 majit.

Partitë e opozitës i dorëzuan dokumentat në ditën e fundit të afatit ligjor për rregjistrim, ndërsa vendet e përfaqësuesve të tyre në komisionet zonale mbeten ende bosh dhe është zëvendësuar vetëm njëri prej anëtarëve për të garantuar funksionimin e këtyre komisioneve.

Socialistët kishin përsëritrur disa herë se bojkotimi i zgjedhjeve nuk ka qenë një alternativë e tyre, duke vënë theksin te nevoja e garancive për një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm.

Deri më tani janë mbi 35 partitë politike të regjistruara në garën për zgjedhjet e 8 majit.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG