Lidhje

PS thotë se do ta mbajë tubimin të premten


PS thotë se do ta mbajë tubimin të premten
PS thotë se do ta mbajë tubimin të premten

Partia Socialiste bëri sot të ditur se do t'i përmbahet njoftimit për të zhvilluar ditën e premte tubimin homazh për 3 vitkimat e dhunës se 21 janarit.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha në një konferencë shtypi se falenderonte ndërkombëtarët për kujdesin që po tregojnë për Shqipërinë në këtë situatë të vështirë. Por nga ana tjetër, ai u bëri thirrje të vijnë të premten në 28 janar gjithë ata qytetarë që dëshirojnë të nderojnë 3 të vrarët e demonstratës së kaluar, duke respektuar zakonet e vendit.

Ai përsëriti akuzat për dhunë shtetërore, duke thënë se Shqipëria është marrë peng nga nje grup zyrtarësh të korruptuar. Zoti Rama tha se opozita do të vazhdojë të kundërshtojë maxhorancën e sotme me vendosmëri, me kërkesën kryesore për zgjedhje tv parakohëshme.


Të ngjashme

XS
SM
MD
LG