Sot në Tetovë protestuan përfaqësues të shoqërisë civile dhe banorë kundër shkallës së lartë të ndotjes së ajrit që po e bën një fabrikë për përpunimin e metaleve. Protestuesit thonë se janë shumëfishuar sëmundjet kancerogjene si pasojë e ndotjes së ajrit nga fabrika Jugohrom, në afërsi të Tetovës.