Lidhje

Prishtinë, arrestohet guvernatori i Bankës Qendrore, Hashim Rexhepi


Samuel Sweitzer washes grave stones in preparation for Veterans Day at the Golden Gate National Cemetery in San Bruno, Calif. (AP/Paul Sakuma)
Samuel Sweitzer washes grave stones in preparation for Veterans Day at the Golden Gate National Cemetery in San Bruno, Calif. (AP/Paul Sakuma)

Në Prishtinë sot u arrestua guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Hashim Rexhepi. Arrestimi i tij pasoi një operacion bastisjesh në shkallë të gjerë nga forca e luftës kundër korrupsionit që përbëhet nga pjesëtarë të policisë së Kosovës dhe asaj të Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë.

Zyrtarët e EULEX-it thanë se forcat e policisë zhvilluan një operacion bastisjesh në shtatë lokacione, përfshirë banesat private të katër personave të dyshuar, ndër të cilat edhe ajo e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, zyrat e Bankës Qendrore të Kosovës si dhe një kompani private.

Këto bastisje janë të ndërlidhura me një hetim financiar për korrupsion, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës apo pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangie të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe larje të parave.

Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut Prishtinë.

Arrestimi i guvernatorit të Bankës Qendrore dhe bastisjet e sotme pasuan disa operacione të ngjashme në institucione të tjera të Kosovës përfshirë Ministrinë e Transporteve e Telekomunikacionit dhe Postën e Telekomin e Kosovës.

XS
SM
MD
LG