Lidhje

Prishtina dhe Beogradi do të njohin diplomat universitare – sot diskutohet për kufijtë


Prishtina dhe Beogradi do të njohin diplomat universitare – sot diskutohet për kufijtë
Prishtina dhe Beogradi do të njohin diplomat universitare – sot diskutohet për kufijtë

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, thanë se janë marrë vesh për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare dhe kanë shënuar përparim në debatet rreth pjesëmarrjes së Kosovës në forumet rajonale. Këto ishin përfundimet e para të raundit të ri të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, që rifilluan dje pas një ndërprerjeje disa muajshe për shkak të zhvillimeve në veriun e Kosovës.

Bisedimet do të vazhdojnë sot ndërsa në radhë është debati rreth vendkalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ishin edhe shkaku kryesor i trazirave të dhunshme në veriun e Kosovës. Beogradi dhe serbët lokal në veri nuk pajtohen me shtrirjen e autoritetit të Prishtinës në atë zonë.

Prishtina është shprehur e gatshme të pranojë një marrëveshje për menaxhimin e përbashkët të kufirit, duke e cilësuar atë si një zgjidhje evropiane. Jo zyrtarisht është thënë se një marrëveshje e tillë ka të bëjë me organizimin e pikave të përbashkëta doganore pa e detyruar Serbinë që të njohë pavarësinë e Kosovës.

Beogradi ndërkaq ka paralajmëruar se do të ofrojë disa mundësi për zgjidhjen e statusit të vendkalimeve kufitare, por nuk do të pajtohet me asnjë zgjidhje që nënkupton njohje të pavarësisë së Kosovës.

Fillimi i muajit të ardhshëm është afati kur do vendoset nëse Serbia do të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por kusht për këtë është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

XS
SM
MD
LG