Shtetet e Bashkuara shpallën sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të përfshirjes në Ukrainën fqinjë. Departamenti i Thesarit publikoi një listë me 7 individë dhe 17 kompani që do të preken nga sanksionet, ku përfshihen ngrirja e pasurive që ata kanë në Shtetet e Bashkuara dhe ndalimi i hyrjes së tyre në Amerikë.
Lista e individëve përfshin Oleg Blavatsev, i dërguar i presidentit rus Vladimir Putin në Krime; Sergei Chemezov, kreu i kompanisë shtetërore të teknologjisë së lartë Rostec; Zëvendës kryeministrin Dimitri Kozak; Yevgeny Murov, kreu i Shërbimit Federal të Mbrojtjes së Rusisë (analog me Shërbimin Sekret të SHBA); Alexei Pushkov, kryetar i Komisionit të Dumës për Çështje Ndërkombëtare dhe Vyacheslav Volodin, zëvendës shefi i parë i personelit të administratës së Kremlinit.
Lista përfshin gjithashtu Igor Sechin, ish-zëvendëskryeministër i cili është aktualisht drejtor ekzekutiv i kompanisë shtetërore Rosneft, prodhuesi më i madh i naftës në Rusi. Sipas Departamentit të Thesarit, Sechin ka treguar, sipas fjalëve të tij, "besnikëri të thellë ndaj Vladimir Putinit."
Megjithatë, vetë Rosneft nuk ishte në mesin e 17 kompanive ndaj të cilave u vunë sanksione.
“Synimi nuk është të vëmë në shënjestër zotin Putin përsonalisht. Por ta bëjmë atë të ndryshojë llogaritë e tij, duke patur parasysh se veprimet aktuale që po ndërmerr ndaj Ukrainës, mund të kenë një ndikim negative tek ekonomia ruse dhe për ta nxitur atë që të veprojë konkretisht dhe jo vetëm me fjalë kur flitet për zgjidhje diplomatike të krizës në Ukrainë”, tha presidenti Obama duke folur në Filipine ku ishte të hënën për vizitë në kuadër të turneut në Azi.
Presidenti Obama tha se Ukraina ka respektuar marrëveshjen ndërkombëtare të arritur në Gjenevë në fillim të muajit, e cila përcakton hapa konkretë për zgjidhjen e krizës. Ai u tha gazetarëve se nëse Rusia vazhdon agresionin edhe më tej, Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin hapa të mëtejshëm, përfshi sanksione më të zgjeruara ndaj sektorëve si bankat dhe industria e mbrojtjes.
Ndërkohë sot në Ukrainë, njerëz të armatosur që mbështesin Rusinë morën nën kontroll një ndërtesë qeveritare në Kostyantynivka, qyteti i fundit i marrë nën kontroll nga seperatistët në rajonet lindore dhe jugore të vendit.
Popullsia lokale kishte ngritur barikada me goma makinash dhe thasë me rërë pranë ndërtesës administrative të qytetit, i cili ndodhet rreth 160 kilometra nga kufiri rus.
Disa nga personat me uniforma ushtarake, kishin lidhur një shirit me vija portokalli dhe të zeza, që është bërë simbol i lëvizjes pro-ruse.
Dhjetëra njerëz po vazhdojnë të mbahen peng në qytetin Slovyansk, përfshi 7 vëzhgues nga Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, gazetarë dhe aktivistë pro-ukrainas.
Zyrtarët evropianë po mundohen të negociojnë lirimin e tyre. Vëzhguesit nga OSBE-ja u shfaqën në publik të dielën nën mbykëqyrjen e rebelëve të armatosur për të treguar se nuk ishin keqtrajtuar. Drejtuesi i vëzhguesve, koloneli gjerman Axel Schneider i siguroi gazetarët në Slovyansk se ekipi i tij ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Kryegritësit i kanë quajtur tetë vëzhguesit ushtarakë si “të burgosur lufte”. OSBE-ja dërgoi një ekip negociatorësh në Ukrainën lindore për t’u takuar me kryetarin e vetshpallur të bashkisë në Slovyansk, lidhur me lirimin e vëzhguesve ushtarakë.
Rebelët po ashtu nxorën para gazetarëve tre oficerë ukrainas të përgjakur dhe me sy të mbyllur.