Lidhje

Senatori Mekein viziton Bengazin në Libi, takon udhëheqësit rebelë


Senatori Mekein viziton Bengazin në Libi, takon udhëheqësit rebelë
Senatori Mekein viziton Bengazin në Libi, takon udhëheqësit rebelë

Senatori John McCain vizitoi sot qendrën e kryengritësve në Bengazi, ku u takua me udhëheqësit e tyre. Ai i bëri thirrje SHBA dhe fuqive botërore të njohin Këshillin Kalimtar të rebelëve.

Zoti Mekein tha se do t’i kërkojë administratës Obama t’i japë më tepër fonde rebelëve për ta çuar deri në fund luftën e tyre, deri në largimin nga pushteti të udhëheqësit libian Muamar Gadafi. Zoti Mekein i bëri thirrje SHBA t’ua transferojnë forcave rebele pasuritë e ngrira të qeverisë libiane.

Ndrëkohë, Shtetet e Bashkuara kanë miratuar përdorimin e aeroplanëve të telekomanduar në Libi, për t’i dhënë një përparësi të re strategjike NATOs në misionet e saj për mbrojtjen e popullatës civile.

“Presidenti ka thënë se aty ku mundemi ne jemi të gatshëm t’i përdorim aftësitë tona të veçanta, dhe në fakt ai ka miratuar përdorimin e avionëve me telekomandë të cilët mund të fillojnë misionin e parë që sot. Mendoj se përdorimi i këtyre avionëve rrit afëtsitë tona për sulme me saktësi të lartë.” - tha zoti Geits

Zyrtarët thonë se avionët e telekomanduar janë të përshtatshëm për sulme në rajonet urbane si Misrata, ku ata mund të fluturojnë në lartësi të ulët dhe të godasin objektivat me saktësi më të lartë.

Udhëheqësit e rebelëve i kanë kërkuar ndihmë NATOs në qytetin e Misratës që është i rrethuar nga forcat besnike të Moamar Gadafit.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se qindra njerëz janë vrarë në këtë qytet në më shumë se gjashtë javë luftimesh të ashpëra.

Ndërkohë, senatori amerikan John McCain sot shkoi në qendrën e kryengritësve në Bengazi, ku u takua me udhëheqësit e kryengritësve. Pasi vizitoi qytetin, senatori McCain u tha gazetarëve se ai mendon që kryngritësit janë “heronj.”

“Kam ardhur këtu për të parë sitatën në vend. Do të takohemi me këshillin e opozitës, me ushtrinë, dhe shumë njerëz tjerë. Për mua rebelët janë heronj.” - shtoi ai

Ligjvënësi veteran republikan është një nga mbështetësit më të fuqishëm të ndërhyrjes ushtarake në Libi, ku forcat kryengritëse po luftojnë kundër forcave besnike të udhëheqësit Moamar Gadafi.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG