Presidenti Barak Obama ka bërë thirrje për pakësimin e 1/3 së importeve amerikane të naftës nga viti 2005, ndërkohë që ai kërkon pakësimin e varësisë së vendit nga burimet e huaja të energjisë.
Në një fjalim të mbajtur në Washington, presidenti Obama ka thënë se nuk ka zgjidhje të shpejtë për rritjen e çmimit të karburantit dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin pavarësinë energjetike për t’u bërë më të sigurt.
Ai ka thënë se është e sigurt se kërkesat globale për energjinë do të rriten më shpejtë se sa furnizimet, ndërkohë që Kina dhe India po rriten dhe dy miljardë njerëzit e këtyre vendeve do të konsumojnë më shumë mallra, do të shfrytëzojnë më shumë makina dhe energji.
Ai ka thënë se kur u zgjodh president, Shtetet e Bashkuara importonin 11 milionë fuçi nafte në ditë. Presidenti Obama tha se synimi i tij është pakësimi i kësaj shifre me një të tretën në pak më shumë se një dekad.
Ai bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara të nxjerrin naftë nga burimet e tyre dhe të prodhojnë më shumë karburant, të gjejnë alternative më të pastra për prodhimin e karburantit dhe të prodhojnë makina dhe kamiona më efeçient.