Papa Françesku bëri sot të njohura disa ndryshime radikale për Kishën Katolike, në procesin e komplikuar të zgjidhjes së martesave.
Papa u dha autoritet peshkopëve në mbarë botën që t’i gjykojnë vetë me shpejtësi shumë kërkesa për zgjidhje martese, duke eliminuar kështu një proces tepër të gjatë.
Një këshilltar i Papës tha se në shumicën e rasteve zgjidhja e martesave do të mund të bëhet brenda 45 ditësh dhe sipas urdhërti papal, çiftet nuk duhet t’i paguajnë më kishës për këtë ritual.
Kisha Katolike nuk e njeh divorcin, por çiftet kërkonin anulimin e martesës, më parë në një proces të stërzgjatur.