Policia serbe njoftoi sot se ka nisur kërkimet në tre zona të ndryshme për Goran Haxhiçin, i kërkuar nga gjykata e OKB-së për krimet e luftës për mizori të kryera gjatë luftës së viteve 1991- 1995 në Kroaci.
Ministri i brendshëm serb Ivica Daçiç tha se kërkimet nisën mëngjesin e sotëm në periferi të Beogradit. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme.
Kapja e Haxhiçit dhe të dyshuarit për genocid Ratko Mlladiç është një nga kushtet që janë vënë për anëtarësimin e Serbisë në BE.
Të mërkurën, Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish Jugosllavinë në Hagë dënoi një tjetër serb, Vlastimir Doroviç, me 27 vjet burg për vrasjen e qindra shqipëtarëve të Kosovës.
Organizata Amnesty International sot i bëri thirrje autoriteteve serbe që të “” dyfishojnë përpjekjet e tyre” për të çuar përpara drejtsisë të gjithë të dyshuarit e përfshirë në vrasjet e shqiptarëve të Kosovës gjatë konfliktit të viteve 1998 – 1999.