Lidhje

Policia e Vlorës nis hetimet lidhur me drogën e kapur në Brindizi


Policia e Vlorës nis hetimet lidhur me drogën e kapur në Brindizi
Policia e Vlorës nis hetimet lidhur me drogën e kapur në Brindizi

Autoritetet policore në Vlorë kanë nisur hetimet lidhur me një ngarkesë më lëndë narkotike që u zbulua dje nga Policia e Brindizit, në Itali.

Rreth 270 kilogramë lëndë narkotike është transportuar nga Vlora në drejtim të Italisë me një anije shqiptare. Policia po heton origjinën e hashashit dhe rrugën se si ajo doli nga Porti i Vlorës.

Polica e Vlorës ka nisur hetimet lidhur me transportimin nga brigjet shqiptare drejt Italisë të disa dhjetëra kilogramëve lëndë narkotike.

Sasia prej rreth 270 kilogramë hashash u bllokua dje nga Polica e Brindizit në Itali. Sipas burimeve zyrtare italiane lëda narktoike u gjet në një makinë, pronë e një emigranti shqiptar, e cila po zbriste në Portin Italian nga një anije shqiptare.

Policia italiane tha se ka arrestuar një shtetas shqiptar . Menjëherë pas këtij arrestimi kanë nisur hetimet edhe në anën shqiptare.

Policia e Vlorës po heton origjinën e lëndës narkotike dhe mënyrën që kanë përdorur trafikantët për t`i shpëtuar kontrollit në port.

Stina e verës është për policinë mjaft e ngarkuar prej lëvizjes së madhe të emigrantëve, por edhe rritjes së formave kriminale, sidomos në zonat ndërkufitare. Kjo pasi rrjetet e trafikut shfrytëzojnë ngarkesën e madhe të njerëzve dhe mjeteve në pikat e kalimit kufitar, apo në portet detare për të trafikuar kryesisht lëndë narkotike apo makina të grabitura në vendet perëndimore.

Policia kufitare shqiptare ka vijuar së fundi të përforcojë kapacitetet e saj kontrolluese dhe menaxhuese falë ndihmës së policive nga disa vende përfshirë edhe Shetet e Bashkuara të Amerikës.

Policia ka tashmë në pikat më të mëdha kufitare dhe doganore dhe në portet e vendit sisteme moderne vëzhgimi me kamera si dhe pajisje për kontrollin e dokumenteve të identitetit dhe parandalimin e falsifikimit të tyre.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG