Lidhje

Gordon: Statusi dhe kufijtë e Kosovës - nuk janë temë për bisedime


Gordon: Statusi dhe kufijtë e Kosovës - nuk janë temë për bisedime
Gordon: Statusi dhe kufijtë e Kosovës - nuk janë temë për bisedime

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Philip Gordon tha sot në Prishtinë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Kosovës dhe kjo çështje është e padiskutueshme. Por, ai tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin bisedimet për çështje teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zoti Gordon i cili ishte më parë në Beograd, tha se integrimi i Serbisë në Bashkimin Evropian duhet të pasojë zgjidhjen e problemeve me Kosovën.

XS
SM
MD
LG