Lidhje

Përsëri ankimim i PS-së për zgjedhjet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës


Përsëri ankimim i PS-së për zgjedhjet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës
Përsëri ankimim i PS-së për zgjedhjet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës

Në Shqipëri Partia Socialiste kërkoi sot shpalljen e pavleftshmërisë së zgjedhjeve në më shumë se gjysmën e qendrave të votimit në Tiranë. Ky është thelbi i ankimimit që ajo ka paraqitur në Komisionin qëndror të zgjedhjeve duke kundërshtuar rezultatin e shpallur të shtunën në mbrëmje

Komisioni qëndror shpalli fitues dy ditë më parë, me 93 vota në avantazh kandidatin demokrat Lulëzim Basha, por ashtu sic dhe kishin përsëritur, socialistët në akimimin e tyre, vlerësojnë se procesi ka patur sipas tyre shkelje serioze të cilat, sic vërejnë ata, kanë ndikuar qartë në përcaktimin e fituesit. Në të paktën 35 përqind të kutive, sipas tyre, ka patur probleme serioze me integritetin dhe sigurinë e tyre.

Socialistët kërkojnë të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në 284 nga 485 qendra votimit që ka i gjithë kryeqyteti. Ata i referohen diferencave në shifra në tabelën e rezultatit të shpallur nga komisioni qëndror, si ajo mes fletëve të votimit dhe votuesve, ashtu dhe fakti që shuma e fletëve të vlefshme dhe atyre të pavlefshme nuk korrespondojnë me numrin e fletëve të gjetura në kutitë e votimit. Në ankimimin e tyre socialistët i referohen vendimit të fundit të kolegjit zgjedhor i cili duke u shprehur për mosrakordimin e shifrave kishte vlerësuar se ishte cënuar parimi “një zgjedhës një votë”.

Sipas demokratëve megjithatë kolegji e ka rrëzuar cështjen e mosrakodrimit ndërsa sipas kryetarit të komisionit qëndror Arben Ristani, mospërputhjja e shifrave është trashëguar nga grupet e numërimit dhe Komsionet zona e nuk është një problem që lindi në Komisionin Qëndror.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG