Lidhje

Përhapja e Ebolës


Nuk ka shërim apo vaksinë për Ebolën, sëmundje që Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se është urgjencë ndërkombëtare e shëndetit publik.

Shpërthimi i tanishëm i ebolës në Afrikën Perëndimore ka tani ritëm për të infektuar më shumë njerëz se të gjitha shpërthimet e mëparshme të virusit të marra së bashku.

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka aktivizuar qendrën e operimit të emergjencës në nivelin më të lartë në përgjigje të shpërthimit.

Shefi i kësaj qendre, Thomas Frieden thotë se agjencia e tij së shpejti do të ketë 50 ekspertë të sëmundjes në Afrikën Perëndimore, dhe se ai ka besim se virusi nuk do të rezultojë në ndonjë shpërthim të madh në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti nigerian Goodluck Jonathan ka shpallur një emergjencë kombëtare të shëndetit publik për shkak të shpërthimit të ebolës në vendin e tij.

Zoti Jonathan miratoi të premten gati 12 milionë dollarë nga fondet e emergjencës për të përmbajtur shpërthimin, i cili ka çuar në vdekjen e dy personave në kryeqytetin tregtar të Nigerisë, Lagos.

XS
SM
MD
LG