Në Kosovë, përfaqësuesit e serbëve në veriun e vendit, thanë se nga sot do të lejojnë lëvizjen e KFOR-it në rrugët veriore dhe se një plan të tillë ua kanë ofruar zyrtarëve të NATO-s. Ata thanë se janë të gatshëm të ofrojnë të njejtën gjë edhe për EULEX-in, me kusht që ata të mos transportojnë doganierët dhe policët shqiptarë në vendkalimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky paralajmërim nuk është komentuar nga autoritetet ndërkombëtare në Kosovë të cilët kërkojnë liri të lëvizjes për të gjithë. Çështja e veriut sot do të jetë temë debatesh edhe në Parlamentin e Kosovës.