Përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë thonë se mbajtja e referendumit të paralajmëruar në veriun e Kosovës me të cilin qytetarët serbë do të deklarohen nëse pranojnë apo jo institucionet e Kosovës, mund të rrezikojë përpjekjet e Serbisë për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nisma e tillë që po nxit debate të ashpra brenda partive politike serbe, në Prishtinë shihet si një veprim që nuk mund të ketë asgjë pozitive për serbët ne veri përveç vazhdimit të tensioneve në atë zonë.