Atmosfera e Krishtlindjeve ka filluar tashmë në New Jork. Një bredh 23 metra i lartë u vendos si çdo vit në Qendrën Rockfeller. Dritat i ndezi Kryetari i Bashkisë së qytetit, Michael Bloomberg, në një ceremaoni që ka filluar të mbahet për herë të parë në vitin 1933.
Pema, e cila peshon 12 tonë dhe që ngjan si një kullë e re, mes grataçielave të tjera të New Yorkut, është zbukuruar me 45 mijë drita shumëngjyrëshe. Bredhi do të qëndrojë në sheshin Rockfeller deri më 7 janar
Më pas, në një gjest simbolik, do të përdoret si lëndë druri nga organizata bamirëse “Habitat for Humanity” që përpiqet të sigurojë strehim për njerëzit e pastrehë.