Lidhje

KQZ: Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve parlamentare


KQZ: Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve parlamentare
KQZ: Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve parlamentare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli dje rezultatet e zgjedhjeve të para parlamentare në Kosovë, të parat që nga shpallja e pavarësisë së saj në shkurt të vitit 2008.

Sipas këtyre rezultateve Partia Demokratike e Kosovës radhitet e para me 33.5 për qind të votave, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 23.6 për qind, lëvizja “Vetëvendosje” me 12.2 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 10.8 për qind, Aleanca Kosova e Re me 7.1 për qind, Lidhja Demokratike e Dardanisë m e 3.3 për qind dhe Fryma e Re me 2.2 për qind të votave.

Partia Demokratike nuk ka arritur të fitojë shumicën e duhur për të krijuar qeverinë, ndaj z.Thaçi duhet të krijojë një koalicion qeverisës me partitë rivale.

Kjo nuk do të jetë e lehtë, thotë analisti politik Krenar Gashi i institutit për Kërkime dhe Zhvillime politike në Kosovë.

“ Kryeministri Thaçi dhe partia e tij arritën të fitojnë dhe do të marrin mandatin e parë qeverisës, por partitë e tjera që kanë dalë pas Partisë Demokratike kanë deklaruar se nuk do të hyjnë në koalicion me partinë e Thaçit”. - thotë ai

Partitë e opozitës kanë deklaruar parregullsi në zgjedhje dhe kërkojnë rivotim në dy zona që njihen si mbështetëse të kryeministrit Thaçi, ku pjesmarrja në votime rezulton të jetë 95%.

Por anembanë Kosovës, vëzhguesit e BE thonë se përgjithësisht ata janë të kënaqur me mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet.

Kristina Herodes është zëdhënësja juridike e BE që drejton misionin juridik në Kosovë.

“ Situata e sigurisë ishte e qetë . Kishte disa incidente, por asnjë ngjarje madhore. Ne kishim rreth 500 oficerë policie në gadishmëri. Por fatmirësisht, asgjnë nuk ndodhi.”. - thotë ajo

Analistë thonë se e meta më e madhe e dukshme e këtyre zgjedhjeve ishte bojkotimi i votimit nga serbët . Beogradi refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës që kur ajo është ndarë nga Serbia.

Analisti Krenar Gashi thotë:

“ Është shumë domethënëse. Për herë të parë, Serbia ka shprehur hapur ambicjen për pjesë të Kosovës dhe kjo dalëngadalë po bëhet politika zyrtare e qeverisë së Beogradit”.

Kryeministri Thaçi ka përsëritur dëshirën e tij që Kosova t’i bashkohet BE. Nëse ai do që t’a realizojë këtë piksynim, analistët thonë se ai duhet t’u tregoj vëzhguesve europianë se ai ka autoritetin që të parandalojë copëtimin e Kosovës dhe të ndërpresë dhunën etnike.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG