Lidhje

PD në KQZ: Zgjedhje të reja në Korcë


Kërkesa për shpallje të pavlefshëm të procesit zgjedhor zhvilluar të dielën për krybashkiakun e qytetit pas dyshimeve për blerje votash nga ana e socialistëve

Në Shqipëri partia demokratike dorëzoi sot pranë Komisionit qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve për kryetarine Bashkisë në Korcë dhe ripërsëritjen e tyre

Kërkesa e demokratëve erdhi dy ditë pas publikimit të pamjeve në të cilat shfaqeshin disa studentë të cilët merrnin pranë zyrave elektorale 2 mije lekë të reja, pasi kishin votuar. Sipas deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, procesi i votimit të dielën në Korcë ka qenë i korruptuar. Ai akuzoi drejtuesit e shumicës aktuale se "kanë aplikuar një skemë kriminale e cila duhet të ndalet".

Pas publikimit të videos edhe prokuroria ka nisur hetimet gjatë së cilave pritet të merren në pyetje të gjithë personat e përfshirë, njotoi dje prokuroria e përgjithshme.Nga ana e tyre socialistët, përmes kryetarit të degës së Korcës Ilir Pendavinji, kanë deklaruar se pagesa për të cilën bëhet fjalë u është bërë të rinjve anëtarë të FRESH-it, për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit nga Tirana ku ata studionin.

Ndërkohë partia demokratike, sipas vendimit të grupit të saj parlamentar, është duke përgatitur kërkesën edhe për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për këtë ngjarje.
XS
SM
MD
LG