Lidhje

Në Vlorë shënohet 100-vjetori i pavarësisë


Në Vlorë u shënua sot më madhështi 100 vjetori i themelimit të shtetit shqiptar. Drejtuesit më të lartë të Shqipërisë dhe të Kosovës morën pjesë në ceremonitë zyrtare që u mbajtën në Sheshin e Flamurit. Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani tha se shqiptarët festonin Ditën e Flamurit më të bashkuar se asnjëherë tjetër në historinë e tyre.

Asnjëherë më parë, jo vetëm në historinë e Sheshit të Flamurit në Vlore, por edhe ne historinë e shtetit shqiptar nuk zhvilluar nje ceremoni me madhështore se ajo e sotmja. Ansëherë politikane dhe qeveritarë nga te gjitha viset shqiptare nuk kanë qenë më të bashkuar se sot me qindra mijëra vetet qe mbushën Sheshin e Flamurit në Vlorë.

Presidenti i Shqiperise Bujar Nishani dhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika prenë një tortë simbolike te 100 vjetorit te shtetit shqiptar. Ndërkohe, me parë, krerët më të lartë të Shtetit Shqiptar dhe të Kosovës nderuan sakrificën e heronjve .Me ta u bashkuan Kryetarët e Parlamentit të Shqipërisë dhe Kosovës Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Thaçi, Kryetari i Opozites Shqiptare Edi Rama dhe politikanë të lartë. Ata bënë homazhe dhe vendosën kurora tek Ushtari Panjohur. Në ceremoninë në Sheshin e Flamurit Kryetari i Bashkisë se Vlores Shpetim Gjika tha se bashkimi i madh i shqiptarëve kishte ndodhur pikërisht në këtë shesh, në këtë 100 vjetor të themelimit të shtetit shqiptar. Ai vlerësoi lart rolin e Ismail Qemalit dhe themeluesve te shtetit shqiptar, si dhe te vete qyteit të Vlorës.

Presidenti i Shqipërise Bujar Nshani përshendeti nga Vlora gjithe shqiaptaret, të cilët, siç tha ai, festojne më të bashkuar se kurrë në historinë e tyre Festën e madhe të Flamurit. Zoti Nishani tha se flamuri kuq e zi ishte mbajtur jetë e mot krenar me sakrficën e madhe te gjithë shqiptarëve. Presidenti Nishani vlerësoi vitin 1912 dhe rolin e themeluesve të shtetit shqiptar duke bere nje pershkrim të udhës se tyre historike me sakrifica sublime. Disa qindra mijë shqiptarë nga të gjitha trevat u derdhen me pas në Sheshin e Flamurit me gëzimin e festes. Kaloresit nga Gjilani pas 12 ditesh udhetim mberritën në vlore per te evokuar diten historike te 100 viteve me pare kur Isa Boletini zbriste ne Vlore per t`u bashkuar me Ismail Qemalin per mbrojtjen e trojeve shqiptare. Vlora, vazhdon te jete e veshur në festë, kuq e zi, si ngjyra e flamurit, me bashkimin e te gjitha viseve shqiptare, me bashkimin e te gjithe shqiptarëve.
XS
SM
MD
LG