Lidhje

Partitë shqiptare në Maqedoni nënshkruajnë marrëveshje për zgjedhje të lira


Partitë shqiptare në Maqedoni nënshkruajnë marrëveshje për zgjedhje të lira
Partitë shqiptare në Maqedoni nënshkruajnë marrëveshje për zgjedhje të lira

Dy partitë më të mëdha shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare nënshkruan një marrëveshje për zgjedhje të lira dhe të drejta. Marrëveshja e inicuar nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejku ka gjetur dhe mbështetjen e ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian në Shkup. Zotërinjtë Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi zotohen se do ta respektojnë vullnetin e elektoratit dhe do t’i njohin rezultatet e zgjedhjeve të pesë qershorit.

Drejtuesit e dy partive rivale shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti i BDI dhe Menduh Thaçi i PDSH nënshkruan një marrëveshje për një proces paqësor të zjedhjeve të pesë qershorit. Ata zotohen për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike. Pakti zgjedhgor siç e kanë quajtur, është inicuar nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup Arben Cejku dhe është mbështetur nga amabsadori i SHBA Filip Rikër dhe i BE Peter Sorensen.

Dy partitë garantojnë se do ta respektojnë vullnetin e popullit në zgjedhjet e pritshme:

“Një nga vlerat më të mëdha në demokraci është organizimi i zgjedhjeve dhe unë kam dashur që të kontribuojmë në ngritjen e imazhit të shtetit tonë, të popullit tonë, të qytetarëve tanë sepse vetëm me vlera mund të jemi pjesë e Evropës dhe e Natos”, tha kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.

“Unë marr për obligim dhe përgjegjësi që të japim kontribut që këto shkronja në dokument të bëhen të gjalla në njerëz, në qytetarë edhe te shqiptarët. Është tepër e rëndësishme për ne shqiptarët dhe një ëndërr e mahnitshme Natoja dhe Bashkimi Evropian dhe ne do të arrijmë të demonstrojmë se e kemi pjekurinë për ta merituar vendin në kuadër të këtij procesi”, tha kryetari i Partisë demokratike Shqiptare, Menfuh Thaçi.

Në marrëveshje shruan, mes tjerash, se duhet të shmanget gjyha e urrejtjes, ofendimet dhe provokimet. Dy drejtuesit u bëjnë thirrje edhe partive të tjera që ta nënshkruajnë dokumentin.

Ambasadorët vlerësuan se ky është një hap pozitiv drejt zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike në Maqedoni.

Ky gjithashtu është takimi i parë midis zotërinjvë Ahmeti dhe Thaçi që nga viti 2008. Fushata zyrtare hapet më 16 maj, ndërsa zgjedhjet e parakohëshme Zgjedhjet e parakohëhsme parlamentare mbahen më pesë qershor.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG