Lidhje

Parlamenti shqiptar miraton projektligjin për ndërtimin e godinës së re të parlamentit


Parlamenti shqiptar miraton projektligjin për ndërtimin e godinës së re të parlamentit
Parlamenti shqiptar miraton projektligjin për ndërtimin e godinës së re të parlamentit

Në Shqipëri parlamenti miratoi sot projektligjin i cili përcakton procedurat e ndërtimit të godinës së re të parlamentit në qendër të Tiranës aty ku sot ngrihet godina e Piramidës, ish muzeut të diktatorit Enver Hoxha.

Projektligji i sotëm i cili kaloi vetëm me votat e shumicës së djathtë, pason fazën e parë të projektit të realizuar nga një studio austriake. Ai ka hasur ne debate të shumta, pasi edhe ekspertët e fushës, arkitektë dhe urbanistë e kanë kundërshtuar prishjen e ndërtesës së Piramidës e cila sipas tyre është pjesë e trashëgimisë kulturore. Një tjetër problem lidhet dhe me faktin se ekziston edhe një kontratë qeraje mes ministrisë së ekonomisë dhe televizionit “Top Channel” i cili ka studiot në këtë godinë.

Deputetë të shumicës edhe sot thanë se nuk ka pse të qëndrojë në zemër të kryeqytetit një objekt që i ishte kushtuar diktatorit komunist. Me projekligjin e sotëm i hapet rruga plotësisht ndërtimit të parlamentit të ri, për të cilin nuk ka ende një kosto zyrtare, ndonëse autoritetet janë shprehur kohët e fundit se kanë arritur një marrëveshje ne parim me qeverinë e Arabisë saudite e cila do të ofrojë një grant prej afër 110 milion eurosh.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG