Lidhje

Parlamenti irakian miraton qeverinë e re


Parlamenti irakian miraton qeverinë e re
Parlamenti irakian miraton qeverinë e re

Parlamenti i Irakut miratoi njëzëri qeverinë e re, me kryeministër Nuri Al Malikin. Parlamenti miratoi sot 29 nga 42 ministrat e kabinetit, 9 muaj pasi u mbajtën zgjedhjet në muajin mars.

Që nga ajo kohë Iraku ka qenë në një ngërç politik. “Ministrat në detyrë” do të zenë vendin e 13 posteve të tjera ministrore, derisa ato të miratohen nga Parlamenti. Zoti Maliki e dorëzoi mbrëmë listën me emrat e ministrave, por ligjvënësit e shtynë votimin për listën, pasi disa anëtarë të

Parlamentit u ankuan për “ministrat në detyrë”. Zoti Maliki do të shërbejë si ministër në detyrë për postet e ministrit të brendshëm, të mbrojtjes, dhe të sigurisë kombëtare, derisa të caktohen personat e emëruar.

XS
SM
MD
LG