Parku kombëtar Kanioni i Madh ka marrë masa për të edukuar me praktikat e gjelbra më shumë se katër milionë vizitorët nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithë bota që shkojnë në park çdo vit. Parku ka një sistem për menaxhimin e mjedisit dhe bën pjesë në programin e Agjencisë amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit. Parku Kanioni i Madh synon të jetë në krye për gjenerimin energjisë alternative dhe praktika të tjera të gjelbra.
Kanioni i Madh është ndoshta vendi më i bukur në gjithë botën. Për të pakësur ndikimin e veprimtarisë të tij për mjedisin, Parku Kombëtar Kanioni i Madh ka zbatuar praktika të gjelbra dhe është angazhuar në projekte për të ulur ndikimin e efektit serë, për të ruajtur rezervat ujore, për të shtuar riciklimin, si dhe për të përdorur burime alternative energjie.
Parku përdor mjete me karburant alternativ dhe ka instaluar një stacion furnizimi me karburant natyral. Dirdre Hennërs, specialiste e mbrojtjes së mjedisit flet për programet e gjelbra të parkut si ripërdorimi i ndërtesave, minimizimi i përdorimit të ujit dhe riciklimi i sa më shumë materialeve që të jetë e mundur. Ky park shfrytëzon 40 përqind të plehrave dhe ka një program të gjerë riciklimi për zonat publike dhe rezidenciale brenda parkut.
“Ne kemi vendosur kosha riciklimi në gjithë parkun për materiale të ndryshime, prej qelqi, kartoni, letre dhe palstike. Këto janë kryesisht për vizitorët dhe banorët e parkut. Krahas këtyre parku riciklon disa sende që vizitorët nuk i shikojnë kurrë. Për shembull, në ofiçinën tonë ne riciklojmë vajin, lëngun kundër ngrirjes, filtrat, rrotat dhe bateritë. Ne riciklojmë gjithëçka që është e mundur”.
Parku ka një impiant për pastimin e ujrave të zeza që përdoren për vaditje dhe pastrimin e tualeteve, si dhe një program për përpunimin e fekaleve si pleh për tokën.
Parku ka ndërtuar disa objekte të gjelbra në kuadrin e programit për të udhëhequr në projektimet e energjisë së gjelbër dhe të mjedisit që shërben mes të tjerash për të informuar edhe publikun për çështjet e mjedisit. Kajël Xhorxh thotë se vizitorët mund të planifikojnë shëtitjen e tyre të gjelbër në park me biçikletë, duke ndihmuar kështu në pakësimin e çlirimit të gazit karbonik.
“Trafiku në park është më pak i ngarkuar, më pak ndotës, njerëzit shëtisin në natyrë, janë më aktivë dhe e shikojnë parkun më shpejt. Shpresojmë që ky program të vazhdojë gjithë verën dhe infrastruktura e biçikletave në park të zgjerohet dhe të bëhet një nga mënyrat më popullore të parë Kanionin e Madhe”.
Shërbimi Publik i Arizonës, i cili është entiteti më i madh i shërbimeve komunake të shtetit, u shërben rreth 900 mijë klientëve me elektricitet, i ka dhuruar dhe ka instraluar panelet diellore të qendrës së vizitorëve të Kanionit të Madhe. Këtu gjenden më shumë se 80 qeliza fotovoltike, një sistem prej 18 kilomatësh që gjeneron 30 përqind të energjisë së përdorur në ndërtesat. Qeliza të tjera fotovoltike janë përfshirë në projektimin e ndërtesave të reja pranë qendrës së vizitorëve dhe në kompleksin e vrojtimit të Kanionit të Madh. Më shumë se 4.5 milionë vizitorë në në vit kanë mundësi të shikojnë në praktikë dobinë e energjisë diellore nëpërmjet paneleve fotovoltike të instaluar anë park.
Parku Kombëtar Kanioni i Madh, i cili është sa edukativ aq edhe frymëzues, ka hedhur hapat e para për t’u bërë një “park miqësor klimatik”. Rojat e parkut rekomandojnë që vizitorët që duan të shikojnë këtë mrekulli natyrore të botës, të bëjnë plane për ta vizituar prakun në “forma të gjelbra”, duke përdorur mjetet që ka parku në dispozicion.
*Marrë nga USA Green Stories