Lidhje

Pandemia ua ndalon fëmijëve bjellorusë t’i largohen rrezatimit bërthamor të Çernobilit


Në Bjellorusi, pranë kufirit me Ukrainën, shumë fëmijë jetojnë me sëmundje kronike për shkak të radiacionit të shkaktuar nga shpërthimi në vitin 1986 të stacionit të energjisë bërthamore në Çernobil. Ata janë rikthyer në shkollë dhe nuk kanë mundur t’i largohen zonës së kontaminuar për shkak të kufizimeve të pandemisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina njofton nga rajoni Gomel, në jug të Bjellorusisë.

Pandemia ua ndalon fëmijëve bjellorusë t’i largohen rrezatimit bërthamor të Çernobilit
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:54 0:00

Në Bjellorusinë jugore, njerëzit janë mësuar të jetojnë me rrezatimin bërthamor që nga aksidenti në Çernobil mbi 30 vite më parë.

Në këtë zonë bujqësore, të korrat rriten në tokë të kontaminuar. Familjet kanë rreth 150 dollarë të ardhura mujore dhe varfëria i shtyn fëmijët të hanë nga prodhimet në kopshtet e shtëpive, që mbartin me vete edhe rreziqet shëndetësore.

“Pas aksidentit në Çernobil, ishte e pamundur të inspektohej i gjithë territori dhe rezultoi gjithashtu se radiacioni gjendej kudo. Nuk ka zona krejtësisht të pastra; ajri nuk mund të ndalet”, tha për Zërin e Amerikës mësuesja Tatiana Georgivna.

Që nga viti 2020, COVID-i ka shtuar rreziqet. Prej dy vitesh, fëmijët nuk janë lejuar të shkojnë diku tjetër në Evropë gjatë periudhës së verës për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Fëmijët këtu shpesh i kanë kaluar pushimet me familje mikpritëse në vende të tjera në Evropë, një praktikë që organizatat e ndihmave thonë se është thelbësore për shëndetin e tyre.

Federata e Fëmijëve të Çernobilit, një organizatë spanjolle e ndihmave organizon udhëtimin e fëmijëve. Ajo thotë se raportet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë sugjerojnë se qëndrimi i përkohshëm larg tokës së kontaminuar mund të shpëtojë jetën e fëmijëve.

“Është shumë domethënëse. Zvogëlohet mundësia e vuajtjes nga kanceri në moshë fëminore”, i tha Zërit të Amerikës Amaia Aretxaga, nga Federata e Fëmijëve të Çernobilit.

Për disa nga këta fëmijë, varfëria dhe rrezatimi bërthamor rëndohen nga jeta në familje me probleme, shpesh për shkak të abuzimit të prindërve me alkoolin. Janë të zakonshme rastet e fetuseve të dëmtuar nga alkooli.

“Është e qartë se alkooli ndikon tek fetusi. Në shtatëzani, alkooli ka efekt të madh”, tha për Zërin e Amerikës zonja Aretxaga.

Fëmijë si Maksimi, i braktisur nga nëna e alkoolizuar dhe i adoptuar nga të afërmit, shpresonin t’i kalonin disa muaj në Spanjë. Për shkak të COVID-it, atij i duhet të presë ndoshta deri vitin tjetër.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG