Autoritetet në Panama bastisën zyrat e firmës ligjore Mossack Fonseca, e lidhur me një sërë llogarish bankare që kanë lidhje me udhëheqës botërorë. Prokurori i përgjithshëm i Panamasë tha në një deklaratë se policia është në kërkim të aktiviteteve të paligjshme të firmës.
Mossack Fonseca është akuzuar se ka ndihmuar individë apo korporata të shmangin taksat. Dukumentet e fimrës të bëra publike kohët e fundit me emrin "Dokumentet e Panamësë", tregojnë se kjo firmë kishte hapur llogari bankare për klientë të pasur ndërkombëtarë me qëllim për të mos paguar taksa në vendet e tyre.
Mes klientëve janë presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, miq të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të afërm të kryeministrit britanik, David Cameron, kryeministri pakistanez Nawaz Sharif, dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping.
Themeluesi i kompanisë Ramon Fonseca ka thënë se kompania nuk ka shkelur ligje dhe as nuk ka shkatërruar dokumente.