Lidhje

Palmer: nuk ka rëndësi momenti kohor i përcaktimit publik të zotit Berisha


Matthew Palmer
Matthew Palmer

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer i tha Zërit të Amerikës se përcaktimi i figurave të huaja publikisht nga Sekretari i Shtetit për përfshirje në korrupsion është një prej mjeteve që përdorin Shtetet e Bashkuara për të luftuar korrupsonin. I pyetur në lidhje me kohën e daljes së njoftimit për ish Presidentin Sali Berisha, zoti Palmer tha se koha nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë.

Palmer: nuk ka rëndësi momenti kohor i përcaktimit publik të zotit Berisha
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:13 0:00

"Nuk do t'i kushtoja rëndësi momentit kohor, por ajo që ka rëndësi është serioziteti me të cilin e marrin Shtetet e Bashkuara çështjen e korrupsionit publik. Kjo është një dëshmi e angazhimit tonë për të përdorur ato instrumenta që kemi të disponueshme, përfshirë sanksione sipas nevojës, me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit publik dhe për t'u siguruar se ka llogaridhënie për ata që abuzojnë me besimin e publikut", tha zoti Palmer.

"Zoti Berisha abuzoi me pozitën e besimit të publikut për të pasuruar veten, për të pasuruar anëtarët e familjes së tij, për të pasuruar aleatët politikë dhe mbështetësit. Shtetet e Bashkuara e marrin çështjen e korrupsionit publik shumë seriozisht", shtoi zoti Palmer.

"Ky është një ndër instrumentat që ne kemi për të luftuar korrupsionin publik. Ne i qëndrojmë në krah popullit shqiptar kundër korrupsionit publik dhe përcaktimi i zotit Berisha, që e bën atë të pakualifikuar për një vizë për në Shtetet e Bashkuara, i bën anëtarët e afërm të familjes së tij të pakualifikuar për viza drejt Shteteve të Bashkuara, është një dëshmi e këtij angazhimi", tha Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG