Lidhje

OSBE, thirrje partive politike të dorëzojnë emrat për zgjedhjet


OSBE, thirrje partive politike të dorëzojnë emrat për zgjedhjet
OSBE, thirrje partive politike të dorëzojnë emrat për zgjedhjet

Në Shqipëri ambasadori i Osbe-së Eugen Wollfarth i bëri sot sërish thirrje partive politike që të dorëzojnë me urgjencë emrat e anëtarëve të komisioneve Zonale të cilat duhet të ishin ngritur sipas parashikimit të ligjit që prej ditës së djeshme. Socialistët të cilët pas ngjarjeve të 21 janarit e konsiderojnë të pamundur zhvillimin e çdo lloj zgjedhjeje në kushtet në të cilat sipas tyre ndodhet vendi nuk kanë çuar asnjë emër, ndërkohë që edhe përfaqësuesit e opozitës në komisionin zgjedhor prej disa javësh nuk marrin pjesë në mbledhjet e tij.

Ndërsa koha sa vjen e ngushtohet për zgjedhjet e ardhshme vendore, Osbe përsërit thirrjen e saj për angazhimin e të gjitha forcave politike në përgatitjen e tyre. Sot ambasadori i pranisë së Osbe-së me anë të një deklarate për shtyp kërkoi që partitë të dorëzojnë urgjentisht në komisionin qëndror propozimet për anëtarët e komisioneve zonale.

Në fakt asnjë nga partitë nuk ka respektuar afatin e dorëzimit të emrave, i cili ishte 24 janari dhe madje nuk është respektuar as afati i ngritjes së komisioneve zonale, që skadoi dje.

“Nga 66 komisione zonale vetëm 12 prej tyre janë ngritur pjesërisht brenda afatit”, thuhet në deklaratën e ambasadorit të Osbe-së, i cili shprehet"jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me problemet që po has aktualisht Kqz..

Sipas tij “një situatë e tillë tregon një shpërfillje të hapur për aspiratat demokratike të qytetarëve shqiptarë nga partitë politike” duke bërë më pas thirrje partive që të respketojnë të drejtën e qyetarëve për të votuar dhe për ta trajtuar këtë cështje në mënyrë të menjëhershme, pasi dita e zgjedhjeve po afron”.

Por situata e nderë politike që po kalon vendi, bën që thirrjet e ambasadorit Wollfarth të rrezikojnë të bien në vesh të shurdhër. Të paktën opozita nuk duket se për momentin mendon për zgjedhjet e majit. Madje sipas saj, në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria, nuk mund të ketë zgjedhje të asnjë lloji”, tha pak ditë më parë kryetari socialist Edi Rama, duke ju referuar sulmeve barbare që sic theksoi ai shumica po bën jo vetëm ndaj opozitës por edhe ndaj kruet të shtetit, prokuorisë, shërbimeve sekrete dhe shtypit.

Ndërkaq nga komuniteti ndërkombëtar, Brukseli dhe Uashingtoni, forcave politike shqiptare u është bërë thirrje që të angazhohen në një dialog për zgjedhjet vendore në mënyrë që ato të zhvillohen në respekt të plotë të standarteve demokratike.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG