Në Shqipëri, OSBE-ja tha sot se një element shumë i rëndësishëm i zgjedhjeve është njohja e rezultateve nga humbësit. Kryetari i OSBE-së në Tiranë, ambasadori Eugen Volfart tha se rekomandimet e ODIHR-it duhet të ishin zbatuar nga politikanët shqiptarë, sepse këto janë zgjedhje shqiptare.